(VIDEO) Transportuesit privat u rikthyen me 105 autobusë

(VIDEO) Transportuesit privat u rikthyen me 105 autobusë

Pas rreth shtatë muajsh të mërkurën,  më 24 maj në rrugët e Shkupit u rikthyen autobuzët privat. Nga Ndërmarrja e transportit publik informuan se transportuesit privatë i rikthehen punës në transportin publik të Qytetit të Shkupit pas nënshkrimit të marrëveshjes mes drejtorit të ri të ndërmarrjes, Kërste Petkovski dhe transportuesve privatë.

MARKETING

Gjithsej 105 autobusë modernë privatë që i plotësojnë standardet mjedisore, sipas thirrjes publike, nisën të qarkullojnë në rrugët e Shkupit. Ata shërbejnë në linjat: 23, 45, 61, 63, 73, 9, 11, 11A, 12, 47A, 55, 19, 20, 22, 52 dhe 54.

NTP SHKUP

“Me mënyrën e re të punës dhe standardizimin në transportin publik, qytetarët do të kenë shërbim cilësor dhe në kohë, kurse buxhetet e Qytetit të Shkupit dhe NTP Shkup do të mbrohen nga keqpërdorimet dhe arbitrariteti që ka qenë praktikë në të kaluarën”.

Me rikthimin e 105 autobusëve privat,  qytetarët presin që të përfundojnë edhe pritjet e gjata nëpër stacione.

Ttransportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që i kuishte qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, mbi 100 autobuzë protestuan duke bllokuar udhëkryqet kryesore të kryeqytetit. /SHENJA/

MARKETING