(VIDEO) Transportuesit privat – Këshilltarët votuan që kryetarja ta ndryshojë çmimin, Arsovska kërkon komision

(VIDEO) Transportuesit privat – Këshilltarët votuan që kryetarja ta ndryshojë çmimin, Arsovska kërkon komision

Qyteti i Shkupit ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme në të cilën është diskutuar çështja e transportuesve privat, të cilët tashmë dy ditë nuk po qarkullojnë në linjat e tyre, si shenjë revolte për mospërmbushjen e kërkesave të tyre. Përkatësisht, në seancë sot u diskutua marrëveshja qënë arritur këshilltarët e VMRO – DPMNE-së me transportuesit privat pas takimeve të realizuara, sipas të cilës çmimi për kilometrat e realizuara të rritet për 30 denarë. Pas rreth 3 orëve debat të tensionuar mes këshilltarëve të Qytetit të Shkupit, u votua konkludimi që kryetarja e Qytetit të Shkupit të ndryshojë vendimin për shumën që u kompensohet transportuesve privatë për qarkullim.

Trajko Sllaveski, Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Obligohet kryetari i Qytetit të Shkupit që në afat sa më të shkurtër të mundur, sipas mundësive gjatë ditës së sotme, t’i dorëzojë kryetarit të Këshillit të Qytetit ndryshime dhe plotësime të vendimit për përcaktimin e kompensimit të vlerës për shërbimet e kryera në transportimin e udhëtarëve sipas linjave sipas kriterit për kilometra të realizuara nga shkurti i vitit 2017, me atë që shumat në tabelat sipas shembullit çmimi sipas kilometrit të rriten për 30 denarë në lidhje me çmimin e naftës. Ky vendim do të zbatohet deri në skadimin e vlefshmërisë së marrëveshjeve që i kanë transportuesit privat me Qytetin e Shkupit”.

Por, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, gjatë debatit, tha se propozimi i VMRO – DPMNE-së është paushallë dhe se zgjidhja më e mirë sipas saj, do të ishte që të formohet një komisioni, ku do të merrnin pjesë përfaqësues të të gjitha palëve, në mënyrë që të bëhet një përllogaritje më reale e harxhimeve të transportuesve privat.

Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit

Nëse dëshironi të sillet një vendim konkret, jepeni propozim dhe le ta votojnë këshilltarët. Nëse jo, formoni komisioni, në korniza të komisionit, sipas formulave, sipas asaj që duhet të bëhet, të jetë edhe e qëndrueshme në aspektin juridik edhe të përmbushen të gjitha kriteret që çmimi që do të jepet të përputhet me harxhimet e tyre që i kanë. Ndoshta do të jetë më e lartë se 30 denarë, ndoshta nuk do të jetë 30, si erdhët deri te ai çmim, mund të jetë 5 denarë. Ato thonë se duhet të jetë 65 denarë, të rritet dyfish. Ajo që duhet të bëhet nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë paushalle”.

Paraprakisht, këshilltari i LSDM-së, Goran Arsov kishte dorëzuar në Qytetin e Shkupit iniciativë për fillimin e procedurës për rritjen e çmimit të shërbimeve të transportuesve privat. Ai propozoi se, nevojitet që në ato linja ku ka mungesë të autobusëve të NQP, transportuesve privat t’u mundësohet të kyçen me autobuset e tyre që të tejkalohet problemi.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING