(VIDEO) Transportuesit privat 6 muaj pa mjete, nga e hëna do t’i reduktojnë autobusët

“Për cilin muaj ke marrë pagë ti, po të pyes?
Për shtatorin.
Për shtatorin, unë për marsin e kam marrë.
Për gushtin në shtator e kam marrë rrogën.
Por, unë për marsin e kam marrë. Për cilin muaj më ke dhënë para?.
A mund të mos bërtasësh?”
Një preskonferencë e thirrur nga transportuesit privat përshkak të borxhit që u ka Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, u kthye në një përleshje verballe mes tranportuesëve privat dhe drejtorit të NQP-së, Dragi Kushovski, i cili befas ju bashkua konferencës.
Transportuesit privat thonë se nuk kanë marrë pagë 6 muaj dhe se borxhi total ndaj tyre është mbi 170 milion denarë. Ata porosisin që nëse nuk paguhen deri të hënën, do të detyrohen të reduktojnë autobusët.
Jovica Zafirovski, pronari i “Jofi bus”
“Është e qartë se nuk mund të durojmë më. Përshkak të qytetarëve, e përsëris, do të punojmë deri të hënën. Shpresojmë në mirëkuptim, se do të na paguhen paratë dhe ne do të vazhdojmë. Nuk ka asnjë politikë, problemi i vetëm janë paratë”.
Drejtori Dragi Kushovski, pranon se ka borxh, por këmbngul se borxhi po zvogëlohet prej kur ai është në krye të NQP-së.
Dragi Kushovski, drejtor i NQP-së
“Ndaj tranportuesëve privat po paguhen borxhet me mudnësitë tona dhe që kur kam ardhur unë borxhi është zvogëluar. Borxhi nuk është aq sa thonë ata. Mendoj se duhet të ndalojmë së manipuluari qytetarët dhe se NQP i lëshon të gjithë autobusët të vozisin. Mungesë autobusëve, jemi të vetëdijshëm se ka. Borxhi është rreth 60 milion denarë”.
“Po të them që borxhi po zvogëlohet, jo që nuk ju kam borxh.
Nuk po zvogëlohet.
Nuk ju kam unë borxh, ju ka NQP-ja.
Kush je ti?
Unë jam NQP”.
Me muaj të tërë qytetarët po përballen më mungesë të autobusëve dhe janë ata që i vuajnë pasojat më të mëdha nga këto mosmarrëveshje mes transportusëve, NQP-së dhe Qytetit të Shkupit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/