(VIDEO) Transporti publik rregullohet pjesërisht, qytetarët sërish presin nëpër stacione

(VIDEO) Transporti publik rregullohet pjesërisht, qytetarët sërish presin nëpër stacione

Transporti publik nuk u rregullua plotësisht, të paktën kështu pohojnë qytetarët. Të intervistuar nga TV Shenja disa qytetarë, theksuan se sot kanë pasur mundësi të përdorin autobusët pa probleme, duke shtuar se linjat janë në funksion dhe udhtimi është në rregull. Disa të tjerë ankohen se nuk ka ndryshuar asgjë, autobusat janë të pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.

Qytetar

Jo nuk jam duke pritur shumë, tani ka autobus, isha te mjeku e tash po pres për autobus.”

Qytetar

Jo nuk jam duke pritur shumë, 5 minuta. Unë mendoj se është në rregull, po shoh që po kalojnë shumë autobusa.”

Me përfshirjen e transportuesve privatë në transportin publik të qytetit sot, stacionet e autobusave nuk ishin të mbushura plot me qytetarë si ditëve të kaluara, mirëpo prap kjo nuk e ka zbutur situatën për disa qytetarë që ende vazhdojnë të presin me orë të tëra.

Qytetar

Une tash kam zbrit prej një autobusi, po pres autobus tjeter 57. Jo jo nuk ka autobusë.”

Qytetar

Jam duke pritur një orë, nuk ka asgjë, nuk ka as autobus as asgjë.”

Një nga qytetarët theksoi se edhe pse autobusa ka një problem tjetër është se nuk punon udhëzuesi i kohës për arritjen e autobusave.

Qytetar

Nuk është që nuk ka autobusë mirëpo po e shihni, nuk po punon për të parë se edhe sa do të vijnë autobusat. Nuk punon cfarë të bjëmë.”

Se a do të vazhdojë situata duke pasur autobusë, qytetarët thanë se kjo është e vështirë për të ndodhur.

Qytetar

Autobus sod vetëm ka nuk ka pasur për 3 muaj. Sod jo nuk jemi duke pritur shumë tani sa kam dalur dhe ta shohim a ka apo nuk ka. Nuk e di a do të ketë mirëpo zor, zor.”

Qytetarët kërkuan veprime konkrete nga autoritetet për të sqaruar situatën dhe për të zgjidhur këtë çështje që ka shqetësuar shumë prej tyre. Përndryshe, problemi me transportin publik të qytetit kulmoi më 20 nëntor pasi, për shkak të mungesës së naftës, shumica e autobusave të NQP-së mbetën të parkuar në bazat e tyre.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING