(VIDEO) Tragjedia në Koçan, opozita këmbëngul që Toshkovski të japë dorëheqje

(VIDEO) Tragjedia në Koçan, opozita këmbëngul që Toshkovski të japë dorëheqje

Partitë opozitare nuk heqin dorë nga kërkesa për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovskit, pas tragjedisë që ndodhi në Koçan. Edhe një muaj pas tragjedisë, thonë nga LSDM, Toshkovski jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqje, por edhe sillet sikur ai dhe shefat e tij nuk janë aspak përgjegjës për zjarin që ndodhi. Deputeti Mile Taleski thekson se nëse ndiqet hetimi fitohet përshtypja se ngjarja ka ndodhur në një kohë tjetër dhe jo gjatë kësaj qeveria.

Mile Taleski, deputet i LSDM-së

Në vend që sot të ankohet në Facebook si ta sulmoj opozita, duhet të japë dorëheqje si minimum akt i përgjegjësisë personale. Para dorëheqjes, duhet të arrestoj të gjithë 7 shefat për të cilët të gjithë ekspertët në shtet kanë thënë qartë se kanë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për ngjarjen”.

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në rrejtin e tij social facebook sot ka shkruar se sulmet siç i quan ai të koordinuara të BDI-së, LSDM-së dhe siç thoië partneri i tyre i ri Levica, treguan sipas tij se edhe pse gjoja luftojnë kundër njëra tjetrës, qëllimi i tyre i përbashkët është më i fuqishëm se të gjitha dallimet e tyre të dukshme.

Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm

Nuk sulmohet dikush që nuk përbën kërcënim, sulmohet ai që vërtet ndryshon diçka. Kushdo që nuk pranon të jetë pjesë e sistemit të tyre komod të heshtjes, mosndëshkimit dhe mbrojtjes reciproke. Pikërisht për këtë, unë këto sulme nuk i shoh si kërcënim, por si kompliment”.

Edhe VMRO në mbrojtje të ministrit të tyre. Përmes një komunikate dërguar mediave thonë se LSDM e sulmon Toshkovskin sepse ai ka arrestuar siç thonë ata, kriminelë që LSDM i ka toleruar.

VMRO-DPMNE

Tash nga proceset del qartë se nuk ka të paprekshëm, shteti i së drejtës është i pakushtëzuar! Një hetim i tillë gjithëpërfshirës nuk është zhvilluar asnjëherë më parë në asnjë rast të vetëm, si në aspektin e përfshirjes së të gjitha palëve ashtu edhe në aspektin e shpejtësisë së të gjitha palëve”.

E BDI sot thotë se kjo Qeveri nuk e njeh përgjegjësinë. Sipas tyre, kjo nuk është vetëm rënie morale e një funksionari, por është është fytyra e vërtetë e një pushteti që nuk e njeh kuptimin e përgjegjësisë.

BDI

Pas një tragjedie në të cilën humbën jetën mbi 60 të rinj – tragjedi që duhej të parandalohej drejtpërdrejt nga Ministria e Punëve të Brendshme – as ministri, as drejtori i Byrosë për Siguri Publike nuk kanë dhënë dorëheqje. Përkundrazi, me arrogancë mbulojnë dështimin e tyre”.

Tragjedinë në Koçan, Dimitar Apasiev i Levicës e paralelizon me tragjedinë që ndodhi në Novi Sad, në të cilën siç thotë ra qeveria, ndërsa Toshkovski nuk e ka ndërmend të dorëhiqet.

Dimitar Apasiev, kryetar i Levicës

Ky person i ndëgjueshëm i kryeministrit, ka vetëm një detyrë, ta mbulojë hetimin me qëllim që asnjë zyrtar aktual i VMRO-së të mos mbajë përgjegjësi! Prandaj i kemi dorëzuar Interpelancë dhe me të do ta përballemi në seancë parlamentare”.

Një ditë më parë Levica dorëzoi në Kuvend interpelancë për ministrin Pançe Toshkovskin. Sipas tyre, ai po tenton që të shpëtoj nga përgjegjësia funksionarët e VMRO-DPMNE-së.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING