(VIDEO) Tragjedia në Koçan, Levica dorëzoi në Kuvend interpelancë për Toshkovskin

Grupi parlamentar i Levicës sot ka dorëzuar në kuvend Interpelancë për punën e ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski. Deputeti i kësaj partie Sashko Jançev tha se Toshkovski nuk e ka kryer si duhet funksionin publik duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të papërgjegjshme, të kundërligjshme me siç tha ai skandale dhe dështime. Deputeti I Leviçës ka sqaruar se interpelanca bazohet në dhjetë pika, pesë prej të cilave kanë të bëjnë me ngjarjen tragjike në Koçan.
SASHKO JANÇEV, DEPUTET I LEVICËS
“Së pari, mungesa e çdo kontrolli mbi diskotekën ‘Pulse’, që është detyrim ligjor i qartë i Ministrisë së Brendshme. Hetimet kanë shmangur përfshirjen e individëve, zyrtarëve dhe bartësve të posteve publike që janë afër VMRO-DPMNE-së”.
Jançev tha se në hetim nuk janë përfshirë shefi aktual i Drejtorisë së Punëve të Brendshme – Koçani dhe shefi i Departamentit për çështje kriminale të cilët ka një vit që janë në detyrë.
SASHKO JANÇEV, DEPUTET I LEVICËS
“Nuk dëgjuam se në hetim është përfshirë edhe inspektorja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Koçanit, e cila duke pasur parasysh parregullsitë në funksionimin e diskotekës, nuk ka marrë asnjë masë hetimore që është obligim i saj ligjor. Nuk kemi dëgjuar që në hetim është përfshirë edhe përgjegjësi i turnit gjatë natës fatale, i cili nuk ka marrë masa për kontrollin e objektit dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, ndaj në objekt janë gjetur edhe të mitur”.
Ai tha se arsyeja e dytë është përdorimi i paligjshëm i mjeteve piroteknike. Sipas ligjit për mbrojtjen nga lëndët plasëse, Ministria e Brendshme është ajo që mban evidencë për lejet e lëshuara për mjete piroteknike. Si arsye të tretë Jançev përmendi mosdhënia e ndihmës nga policia gjatë ngjarjes. Baza e katërt tha ai janë kërcënimet e papërpunuara të Facebook-ut drejtuar kritikëve të qeverisë gjatë një kohe traume kolektive dhe revolte publike. Argumenti i pestë është abuzimi i Ministrisë së Brendshme me ndalimin e dronëve për të shtypur protestat. Jançev theksoi edhe arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me tragjedinë e Koçanit. /SHENJA/