(VIDEO) Tragjedia në Koçan, hetime ndaj 34 personave fizik dhe tre juridikë

(VIDEO) Tragjedia në Koçan, hetime ndaj 34 personave fizik dhe tre juridikë

Prokuroria themelore e Koçanit hapi procedurë hetimore kundër 27 personave fizik dhe tre personave juridik për të cilët ka dyshime të bazuara se si bashkë autorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Ndërkaq, me arrestimin e tre ish kryetarëve të Komunës së Koçanit, numri i të dyshuarve deri më tani ka arritur në 34 persona fizik dhe tre persona juridik. Kryeprokurori shtetëror, Lupço Kocevski tha se, të gjithë të dyshuarit, nga periudha prej vitit 2012 deri më 16 mars 2025, nuk kanë vepruara aspak në përputhje me dispozitat për masa mbrojtëse dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njeriut dhe pronës në përmasa të mëdha. Ai tha se, zinxhiri i mos respektimit të dispozitave ligjore, ka sjellur zjarrin katastrofal.

Lupço Kocevski, Kryeprokuror shetëror

Tre të dyshuar paraqiten pronarë apo drejtues. I pari prej tyre është qiramarrës i objektit ku ndodhet klubi, pronari real. Objekti i cili ka qenë i destinuar për industri të lehtë, nuk i plotësonte kushtet të jetë kabare, por të dyshuarit kanë marrë licencë dhe kanë organizuar shërbime hotelierike. Të gjithë e dinin se klubi nuk i plotëson kushtet për objekt hotelierik. Ka dyshime se, i dyshuari i parë nga datai 13.02.2024 deri më 13.02.2025, i ka dhënë një zyrtari të Ministrisë së Ekonomisë një shumë të hollash për të kryer një veprim që nuk i është lejuar ta bëjë – marrjen e licencës”.

Po ashtu i dyshuar është edhe një ish drejtor i Inspektoratit shtetëror të tregut, i cili për pesë vite nuk ka bërë asnjë kontroll të punës së lokalit. Tre kryetarët e komunës, si dhe dy ish drejtor të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, kanë mundësuar që kabareja Puls të vazhdojë me kryerjen e veprimtarisë hotelierike në mënyrë të paligjshme. Sipas prokurorisë, personi përgegjës në klub koncertin me grupin muzikor DNK e ka organizuar verbalisht, pa kontratë formale dhe më pas edhe pse e kanë ditur se kapaciteti dhe kushtet në objekt kanë lejuar të hyjnë 650 persona prej të cilëve 31 fëmijë.

Lupço Kocevski , Kryeprokuror shetëror

Personat e dyshuar përgjegjës në diskotekë dhe anëtarët e personelit të sigurimit nuk kanë penguar futjen e lëndëve shpërthyese – shatërvane piroteknike – në objekti dhe përdorimin për nevojat e performancës së grupit DNK, edhe pse nuk kanë pasur leje të detyrueshme të lëshuar nga organet kompetente për përdorimin e mjeteve piroteknike për atë veprim, as kushtet hapësinore nuk kanë lejuar përdorimin e mjeteve të tilla piroteknike. Për futjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike i dyshuar është edhe një anëtarë i grupit muzikor”.

Ai sqaroi se ka dyshime se, anëtarët e bendit rreth orës 02:32, si pjesë e performancës dhe efektit skenik kanë aktivizuar materie shpërthyese – shatërvanë piroteknike të cilat kanë hedhur shkëndija në drejtim të tavanit mbi skenën prej të cilave menjëherë janë djegur pjesa e kulmit të objektit dhe zjarri është përhapur në gjithë objektin. Kryprokurori tha se, nëse sigurohen dëshmi, do të përfshihen edhe persona të tjerë, deri më tani të pakonfirmuar, të cilët edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se, për shkak të veprimeve ose mosveprimeve të tyre mund të ketë pasoja të dëmshme.

Të gjithë të dyshuarit janë të kapshëm. Prokuroria e Koçanit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale për të cilën ngarkohet dhe të gjitha rrethanat e tjera, kërkon masën e paraburgimit për të gjithë të dyshuarit me përjashtim të 3 personave të cilët janë të shtruar në spital.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING