(VIDEO) Tragjedia në Koçan, 101 pacientë po kurohen jashtë vendit, ndërsa 78 në Shkup

(VIDEO) Tragjedia në Koçan, 101 pacientë po kurohen jashtë vendit, ndërsa 78 në Shkup

Më shumë pacientë po trajtohen jashtë shtetit se sa tek ne. Personat që u lënduan në zjarrin që shpërtheu në Koçan të dielën herët në mëngjes, shumicë prej tyre janë dërguar për mjekim në vendet e jashtme, gjegjësisht 101 persona, ndërsa në spitalet e vendit janë të hospitalizuar 78 pacientë. Siç njoftoi ministri Arben Taravari, të gjithë pacientët e lënduar e kanë kaluar 72 orëshin, që ishte kritik për ta, madje shtoi se prej qendës klinike sot lëshohen në shtëpi 3-4 pacientë.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Për 72 orë pas tragjedisë së Koçanit, asnjë të vdekur prej këtyre të cilët e përjetuan këtë tragjedi. Për momentin në shtet mjekohen afër 78 pacientë, 65 janë në klinikat shtetërore dhe 13 nëpër klinikat private. 101 pacientë janë jashtë shtetit. Pas mbledhjes së shtabit në mëngjes, konstatuam se gjithë pacientët janë në gjendje relativisht stabile, uroj që dalë nga ndalë disa prej këtyre pacientëve të nisim ti kthejmë në shtëpi”.

Më tej ministri bëri me dije se sot bëhet transferi i fundit i pacientëve jashtë shtetit dhe ai do të jetë në Suedi, ku dërgohen 5 pacientë dhe se nuk do të dërgohën më pacientë të tjerë.

Për viktimat e tragjedisë në Koçan, Taravari tha se në mjekësinë ligjore janë mbarur të gjitha autopsitë dhe varrimi i tyre do të bëhet në atë mënyrë që kanë kërkuar familjet, do të dërgohen në mënyrë private apo me organizim prej shtetit.

Varrimi i 59 personave që ndërruan jetë, është paraparë të bëhet të enjten.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING