(VIDEO) Tragjedia me 59 viktima – protesta në Koçan, vrasës! vrasës! duam drejtësi!

Qindra qytetarë të Koçanit kanë dalur sot në protestë për të kërkuar përgjegjësi për tragjedinë që ndodhi të dielen në një klub nate në këtë qytet. Me pankarta ku thuhej “çdokush mund të jetë viktima e ardhshme”, “Vdekje për korrupsionin”, “duam drejtësi”, qytetarët nisën marshin protestues nga marshi i qytetit dhe vazhduan para Komunës së Koçanit.
Protestues
“Nuk mund të përshkruhet, kjo është tragjedi, me gjithë shtetin. Ngushëllime për fëmijët që shkuan, që duhej të jetonin, të kontribuojnë, ata shkuan. Çfarë mund të protestojmë, çfarë mund të bëjmë, kur veç më është bërë. Ka instanca tani që duhet ta bëjnë punën, por nuk besoj”.
Protestues
“Kjo është rezultat i vendimeve jo të mria politike. Është tragjedi e madhe, diçka që ka mundur të parandalohet, por tashmë është vonë. Ne kemi ardhur në protestë që të ngrisim zërin e popullit për ndërrim të sistemit”.
Në protestë kishin dalë familjarë të viktimave, shumë të rinjë por edhe persona nën 18 vjeç. Ndërkaq, kishte edhe prej atyre që i kanë mbijetuar zjarrit dhe kanë përshkruar situatën e asaj nate.
E mbijetuar
“Gjendja ishte shumë tragjike. Zjarri filloi pak por u përhap shumë shpejt, ne nuk menduam se do të jetë aq serioze, të gjithë shihnim të dalim sa më shpejtë të jetë e mundur dhe të shpëtojmë, mendoj se shumica e fëmijëve nuk menduan se është aq serioze dhe mbetën të fundit dhe për atë nuk mbijetuan. Ende jam e tronditur dhe ndjenja është shumë e keqe”.
Protesta ishte fillimisht paqësore por më pas u tensionua para objektit të komunës. Protestuesit kanë gjuajtur me vezë në drejtim të komunës, kanë goditur dyert dhe dritaret dhe kanë thirrur kryetarin e komunës që të del jashtë. Më pas ata janë drejtuar në lokalin “klasik” që ishte në pronësi të pronarit të diskotekës Puls dhe e kanë demoluar.
Teuta Buçi /SHENJA/