(VIDEO) Tragjedia e Koçanit, opozita e pakënaqur me hetimet e deritanishme

“Faji për Koçanin është në krye të MPB-së”. Kështu akuzojnë nga LSDM opozitare, për tragjedinë që ndodhi në diskotekën Puls në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 persona dhe u lënduan rreth 200 të tjerë. Ata kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Pançe Toshkovski dhe Aleksandar Janevit. Siç thonë, policia është dashur ta mbyll atë objekt pasi ka punuar në mënyrë të jashtëligjshme.
MARKETING
LSDM
“Nën presion të LSDM-së dhe opinionit, përfundimisht nisën procedurat kundër disa shefave të MPB-së. E vërteta doli sheshit. Policia e ka pasur për obligim që ta mbyll objektin i cili punonte ilegalisht dhe jo të realizoj kontrolle në kundërshtim me procedurat operative”.
Edhe Levica mendon se përshkak të reagimit të fuqishëm të opinionit, u krijua presion për pushtetin, sepse siç thonë hetimi fillestar ishte apsolutisht për mbrojtjen e personave të afërt me VMRO-DPMNE-në. Megjithatë deputeti Amar Mecinoviq, thotë se ende nuk janë të kënaqur nga hetimet për Koçanin.
Amar Mecinoviq, Levica
“Arrestimet e para për të cilat mburren Toshkovski, Mickoski dhe VMRO-DPMNE, në shumë raste u tregua se është për shoë. Pra, ata funksionarë që ishin të afërt me VMRO-DPMNE-në, u liruan menjëherë”.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Toshkovski në një podcast të VMRO-DPMNE-së tha se për Koçanin po bëhet një hetim joselektiv dhe thelbësor, në të cilin janë të përfshirë edhe funksionarë të kaluar edhe ato aktual.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/