(VIDEO) Toshkovski: Zbatimi selektiv i ligjeve kërcënon drejtësinë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ishte i ftuar në panelin me titull “Thelbi i problemit – Ligje të këqija apo zbatim i keq?, ku theksoi se do të sigurojnë transparencë, trajtim të drejtë për të gjithë shkelësit dhe rritje të efektivitetit në zbatimin e ligjeve.
MARKETING
Toshkovski shtoi se sistemi është rrënuar për një kohë të gjatë, i cili po shkakton zemërim të madh në popull për shkak të dobësive katastrofike dhe me të drejtë kërkon zgjidhje.
PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM
“Fakti është se sistemi është shkatërruar për një kohë shumë të gjatë dhe tani jemi në një situatë ku aksidente të tilla të tmerrshme tërheqin me të drejtë vëmendjen e publikut. Zemërimi mes njerëzve është i madh dhe ata me të drejtë janë të zemëruar, sepse e sheh se dobësitë e sistemit janë katastrofike dhe natyrshëm janë në kërkim të zgjidhjes”
Toshkovski tha se që nga dita e parë e formimit të Qeverisë është duke u punuar për implementimin e sistemit “qytet i sigurt”, i cili duhet të japë zgjidhje sistematike të problemeve të së kaluarës, ku do të evidentohen të gjithë shkelësit dhe do të ndërmerren masat përkatëse.
Ministri i Brendshëm theksoi se problemi më i madh në realizimin e projektit janë gjykatat, sepse mbrojtja gjyqësore për çdo kundërvajtje që kërkon heqje licence apo gjobë më të madhe është e pashmangshme.
/SHENJA/