(VIDEO) Toshkovski: Të gjithë institucionet duhet të veprojnë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se ndaj 34 personave fizik dhe tre personave juridikë janë parashtruar kallëzime penale për veprat penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike” në lidhje me shkaktimin e rrezikut publik, ku një person është akuzuar edhe për pranim të ryshfetit. Megjithatë, ai tha se kjo tragjedi kërkon dhe duhet mobilizim i të gjitha institucionet.
PANÇE TOSHKOVSKI,MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Ministria e Brendshme aktivizoi menjëherë të gjitha kapacitetet. Nga sigurimi i vendit të tragjedisë, evakuimi dhe rikuperimi i të plagosurve, rregullimi i trafikut, deri te mbështetja logjistike për transportin dhe trajtimin e tyre, brenda dhe jashtë vendit. Mbi 250 persona u transportuan shpejt dhe sigurt në spitalet anembanë vendit dhe mbi 100 persona në pikat kufitare”.
Toshkvoski tha se Policia në bashkëpunim me Prokurorinë do të hetojë çdo detaj lidhur me tragjedinë e Koçanit dhe të gjithë ata që kanë lidhje direkte apo indirekte me ngjarjen do të mbajnë përgjegjësi.
PANÇE TOSHKOVSKI,MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Dëshiroj ta siguroj opinionin se çdo detaj në lidhje me ngjarjen penalo-juridike është detyrë e Prokurorisë Publike në bashkëpunim me MPB-në që ta përcaktojnë dhe ta procedojnë në mënyrë adekuate. Ne këtë do ta bëjmë… Mirëpo, duhet të respektojmë procesin e drejtësisë dhe hetimin duhet ta kryejmë rrënjësisht”.
Në lidhje me atë se nëse hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë më shumë persona, Toshkovski u përgjigj se numri absolutisht do të zgjerohet nëse ka dëshmi edhe për persona të tjerë të përfshirë.
Samir Mustafa /SHENJA/