(VIDEO) Tomovski: LSDM po e përdor strategjinë “kapeni hajdutin”

(VIDEO) Tomovski: LSDM po e përdor strategjinë “kapeni hajdutin”

Drejtori i Drejtorisë për Punë të Përbashkëta dhe Përgjithshme të Qeverisë ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit nga LSDM, duke i cilësuar si sulme të koordinuara politike dhe të motivuara nga frika dhe mungesa e ideve brenda partisë.

Sipas tij, qëllimi i LSDM-së është të shmangë diskutimin për “vizat e arta”, llogaritë sekrete dhe aferat që, siç thotë ai, lidhen me ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe ish-ministrin e Shëndetësisë kryetarin aktual të kësaj partie, Venko Filipçe. Tomovski deklaroi se LSDM përdor strategjinë “kapeni hajdutin”, duke tentuar t’i paraqesë të gjithë politikanët si të njëjtë, edhe pse – sipas tij – zgjedhjet e fundit dëshmojnë të kundërtën.

IVICA TOMOVSKI,  DREJTOR I DPPP

“Nga kjo parti prej dy ditësh përsërisin: “nuk u kërkojmë falje kriminelëv. Të jem i sinqertë, duke e ditur se nga vjen e gjithë kjo, nga frika dhe frustrimi i këtyre “politikanëve të tastierës”, as që prisja falje. Sepse, për ta bërë këtë, nevojitet fytyrë, guxim dhe dinjitet moral – diçka që prej kohësh është dëshmuar se nuk e ka as Zaev, as nxënësi i tij më i mirë me zakonet më të këqija – Venko Filipçe”

Në reagimin e tij, Tomovski sqaroi se nuk është pronar, nuk përfiton dhe nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me kompaninë që LSDM e përmendi në akuzat e saj.  Ai akuzoi LSDM-në se ka publikuar numrin e tij personal të telefonit. Mes tjerash, paralajmëroi padi për LSDM-në.

IVICA TOMOVSKI  –  DREJTOR I DPPP

“Në të njëjtin numër ata mund të më telefononin dhe të kërkonin falje, por zgjodhën që të shkojmë në rrugë gjyqësore. Prandaj edhe një herë përsëris. Do të përgjigjen dhe do të pasojë padi. “Punë të madhe” ka kryer ekipi antikorrupsion i LSDM-së – e kanë gjetur numrin tim që të gjithë e dinë dhe që është në emrin tim”

Akuzave të LSDM-së Tomovski ju përgjigj edhe ditën e djeshme, duke i quajtur shpifje dhe trillime.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING