(VIDEO) Tomovski: LSDM do të duhet të kërkojë falje ose do t’i padisim!

(VIDEO) Tomovski: LSDM do të duhet të kërkojë falje ose do t’i padisim!

Drejtori i Drejtorisë për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri Ivica Tomovski, i akuzuar nga LSDM-ja për pastrim parash dhe lidhje me kompani që kanë fituar tender nga Qeveria, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e opozitarëve dhe pretendimet e LSDM-së i ka cilësuar si “shpifje dhe trillime”.

Ai kërkoi që partia opozitare të kërkojë falje. Për më tepër, ka mohuar edhe akuzat se kompania e apostrofuar nga LSDM-ja ka lidhje me të.

IVICA TOMOVSKI, DREJTOR

LSDM do të duhet të kërkojë falje për shpifjet e bëra, përndryshe do të paraqes padi para organeve kompetente. Pushteti është përgjegjësi dhe atje nuk arrihet me shpifje. Kompania e përmendur nuk është e imja, as nuk kam ndonjë lidhje me të. Në këtë moment nuk kam asnjë kompani private dhe jam i përqendruar vetëm në punën time si drejtor i Sektorit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta”.

Thotë se kjo që bën aktualisht LSDM-ja nuk është politikë, por stil primitiv për të fshehur skandalet dhe dështimet që vetë i kanë bërë kur ishin në pushtet.

IVICA TOMOVSKI – DREJTOR

Ndërsa flasin për kriminalitet, ata që vërtet janë të tillë, nga Dubai porosisin dhe shkruajnë konferenca pëshpifëse. Kështu duket kur hajduti thotë ‘kapeni hajdutin’. Dhe duan të harrohen vizat e arta të Filipçes, Zaevit, për spitalin modular, Soraviën, plantacionet e marihuanës. Kjo ishte ‘qeverisja’ e tyre – një periudhë e rrënimit që la pasoja të thella në shoqëri dhe në besimin ndaj institucioneve”

Tomovski është funksionari dhe zyrtari i parë i apostrofuar për korrupsion dhe pastrim parash nga LSDM-ja përmes bombave që publikohen nga sektori i anti-korrupsionit që funksionon si organ brenda partisë opozitare. Ditët në vijim pritet të zbulohen emra të tjerë dhe funksionarë që sipas LSDM-së kanë bërë keqpërdorime nga momenti që VMRO ka ardhur në pushtet.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING