(VIDEO) Tmerr në Vollkovë, një 23 vjeçar ka përdhunuar tre muaj rresht një vajzë 5 vjeçare

(VIDEO) Tmerr në Vollkovë, një 23 vjeçar ka përdhunuar tre muaj rresht një vajzë 5 vjeçare

Në ditën e shënimit të 18 nëntorit, Ditës Botërore të Parandalimit të shfrytëzimit seksual, keqpërdorimit dhe dhunës ndaj fëmijëve, raportohet përdhunimi i 5 vjeçares nga një njëzet e tre vjeçar. Prokuroria e Shkupit njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj një 23-vjeçari nga Vollkova për kryerje të akteve të tjera seksuale ndaj një vajze pesëvjeçare, vepër e parashikuar nga neni 188 i Kodit Penal.

Edhe pse nga Prokuroria nuk kanë dhënë shumë detaje nga kjo vepër e rëndë, se çfarë lidhje kishte  i dyshuari me të miturën pasi përdhunimi kishte ndodhur në shtëpinë e tij, bëhet e ditur se manjaku 23 vjeçar, 5 vjeçaren e  kishte përdhunuar për 3 muaj.

Prokuroria Themelore Publike

“Midis majit dhe korrikut të këtij viti, i pandehuri detyroi një vajzë pesëvjeçare të kryente akte seksuale me të në shtëpinë e tij dhe e kërcënoi atë që të mos i tregonte të atit për këtë”.

Së bashku me aktakuzën, prokurori publik kompetent i ka paraqitur gjykatës edhe një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të pandehurin.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri më i lartë i përdhunimit të fëmijëve, është i grupmoshës nën 15 vjeç.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING