(VIDEO) Tjetër masaskër në Serbi, një 21 vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë

(VIDEO) Tjetër masaskër në Serbi, një 21 vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë

Edhe një tjetër vrasje masive ka tronditur Serbinë,  vetëm një ditë pas tragjedisë në një shkollë të Beogradit. Një sulm tjetër në orët e vona të natës nga një 21 vjeçar ka pasuar me tetë persona të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe disa në rrezik për jetën. Kryerësi i sulmit i cili ndërkohë është arrestuar është një djalë 21 vjeç, djali i një nënkoloneli të ushtrisë, ka qëlluar me armë automatike të enjten në mbrëmje në fshatin Orashje, pesëdhjetë kilometra në jug të Beogradit. Viktimat e para ishin kryesisht të rinjtë që kishin një piknik në mbrëmje.

Sulmuesi vrau edhe persona të tjerë në dy fshatrat fqinje dhe u arratis. Ai u arrestua në Serbinë qendrore mëngjesin e sotëm, pas një operacioni të madh policor.

Kryeministri Aleksandar Vuçiq pas incidentit të fundit deklaroi se këta vrasës nuk do të dalin kurrë nga burgu. “Ne dërguam nuk e di sa njësi për të gjetur vrasësin dhe për ta arrestuar menjëherë. I bëj thirrje të gjithëve që t’i përmbahen informacioneve zyrtare. Ne nuk jemi vrasës, ne luftojmë vetëm kundër vrasësve. Ndaloni njerëzit. Ndonjëherë është më mirë të mos postosh asgjë sesa të postosh informacione të paverifikuara. Këta përbindësha nuk do të dalin kurrë nga burgu. Do të ketë drejtësi. As ai përbindësh i vogël dhe as ky përbindësh i madh, pas vitesh sigurisht, nuk do të shpëtojnë nga drejtësia. Epo, më thonë se po ndërhyj në drejtësi. Unë jam një diktator. është më mire kështu se sa të vrasësh fëmijë”, tha Vuçiq.

Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiq njoftoi për gjendjen e të lënduarve nga sulmet. Lidhur me të plagosurit më 3 maj ajo tha se dy djem që u trajtuan në Tiršova janë liruar në shtëpi, një vajzë është ende në gjendje kritike. Fëmijët e Shkollës Klinike dhe mësuesja janë mirë,. Një djalë është në gjendje shumë të rëndë, ka dëmtime në shtyllën kurrizore dhe nuk tregon lëvizshmëri të duarve dhe këmbëve. Sa i përket të lënduarve nga incidenti i mbrëmshëm ajo tha se gjendja e të lënduarve është stabile dhe ata po i nënshtrohen ndërhyrjeve dhe trajtimeve të nevojshme.

Të mërkurën në mëngjes një nxënës i klasës së shtatë vrau 8 bashkëmoshatar, portierin e shkollës dhe plagosi disa të tjerë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING