(VIDEO) Thirrjet e tifozëve maqedonas, BDI: Qeveritarët shqiptarë kanë zgjedhur heshtjen

(VIDEO) Thirrjet e tifozëve maqedonas, BDI: Qeveritarët shqiptarë kanë zgjedhur heshtjen

Pas incidentit në Kumunovë që ka trazuar opinionin publik dhe ka ngjallur shqetësim të thellë tek shqiptarët, tensionet politike nuk kanë vonuar. Partia opozitare shqiptare, BDI, kërkon dorëheqjen të mënjehershme të zv/ministrit për Punë të Brendshme, Astrit Iseni dhe zv/ministres për Sport, Safije Sadiki-Shahini, pasi sipas tyre, ata nuk vepruar dhe nuk kanë reaguar aspak, ndërsa siç tha , Emir Sulejmani nga Integristët, ata kanë zgjedhur heshtjen përballë një sulmi të rëndë ndaj dinjitetit të qytetarëve shqiptarë dhe bashkëjetesës ndëretnike.

EMIR SULEJMANI, BDI

U bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, të distancohen publikisht nga kjo ngjarje e turpshme, të kërkojnë sanksione të rënda në mbledhjen e ardhshme të qeverisë dhe të tërhiqen nga një qeveri që nuk reagon, por e toleron dhe e shpërblen urrejtjen”.

Sulejmani madje është shprehur i prerë. Sipas tij, heshtja në këtë rastë është tradhëti.

EMIR SULEJMANI, BDI

Çfarë të duhet pushteti kur të fyhet nëna, çfarë të duhet pushteti kur të fyhet flamuri, çfarë të duhet pushteti kur të poshtërohen kombi dhe gjaku yt. Nëse heshtja është çmimi për të mbetur në pushtet,a tëher heshtja është tradhëti. Ne nuk do të heshtim”.

Bashkimi Demokratik për Integrim, Emir Sulejmani, tha se do të qëndrojë në krye të reagimit politik, institucional dhe qytetar, deri atëherë kur do të ketë drejtësi, përgjegjësi dhe ndëshkim për këtë ngjarje siç tha, të ulët dhe turpëruese.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING