(VIDEO) Tetova protestoi kundër korrupsionit, boll na dogjët

“Njerëzit digjen, shteti krihet”, “A prisni të digjemi të gjithë”, “Shtet i Improvizuar”, “Jeni vrasës e jo udhëheqës”, “Drejtësi e jo Pazare”, këto ishin disa nga mesazhet në pankarta që qytetarët mbanin në duart e tyre në protestën e thirrur nga iniciativa “Zero”, që u mbajtë në Tetovë, me moton “Protestë kundër korrupsionit që vret”, e cila filloi nga sheshi Iliri e më pas u zhvendosen para Gjykatës së Tetovës. Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi të vërtetë për rastin e djegies së diskotekës në Koçan, djegien e Spitalit Modular në Tetovë, djegies së autobusit të “Besa Trans” në Bullgari, por dhe të aksidentit të autobusit të “Durmo Turs”.
Njëri ndër organizatorët e kësaj proteste, Blendi Hodai, tha se korrupsioni, paaftësia dhe neglizhenca politike janë pengesat kryesore që minojnë besimin e qytetarëve dhe dëmtojnë themelet e një shteti ligjior dhe të drejtë.
BLENDI HODAI,ORGANIZATOR I PROTESTËS
“Dhe më shumë se kurë sot kemi nevojë për zbardhje të rasteve, ndëshkim të fajtorëve dhe vendosje të drejtësisë për të paralandaruar përsëritjen e veprimeve që po na vrasin. Ne duam institucione përgjegjëse funksionale, ne duam drejtësi pa dallavare, drejtësi së fajtorët i ka në burgë, e jo në pozita shtetërore”.
Një familjarë i viktimave të spitalit modular në Tetov, tha se ky sistem i dështuar i njejtë ka vrarë edhe 14 personat që kishin shkuar për tu mjekuar.
FAMILJARË I VIKTIMAVE TË SPITALIT MODULAR
“E askush më mirë se ne nuk e din se si ndjehen familjarët e viktimave në Koçan, që humben më të dashurit e tyre. Ata u dogjen por neve vazhdonë të na djegë shpirti ç’do ditë se bindemi se të gjitha këto tragjedi nuk janë rastësi. Katër tragjeditë e fundit kanë një emërues të përbashkët-korrupsioni që i vrau të gjithë”.
E për korrupsionin dhe për politikanët disa fjalë i tha edhe Burim Islami.
BURIM ISLAMI, PROTESTUES
“Askund të në botë vrasësit nuk lëvizin të lirë, ashtu siç lëvizin këtu tek ne, abssurditet kush po na udhheqë, para zgjedhjeve dhe para marrjes së pushtetit të gjithë shtireni engjuj, ndërsa më pas jeni djajë të cilët orkestroni ferin. Ju jeni njerëz të cilët Zot e keni paranë, ndërsa praktika juaj fetare dhe morale është korrupsioni, me të cilin na dogjet shpirtit qindra familjare dhe miliona banorëve të këtij shteti” .
Nga tragjedia në tragjedi shtoi Islami ka vetëm një progres, e ajo është progresi i vetëm që numri i viktimave vazhdonë të rritet. Ndryshe, qytatarët nuki pengoi as edhe shiu që ata ta dërgojnë mesazhin e tyre, duke thënë se ç’do tragjedi ka të njejtën dhimbje për të gjithë”
Samir Mustafa /SHENJA/