(VIDEO) Temperaturat do të jenë të ulëta edhe gjatë festave

(VIDEO) Temperaturat do të jenë të ulëta edhe gjatë festave

Viti do të përmbyllet nën temperatura të ulëta dhe mot të ftohtë, ndërsa ndonëse me intesitet të ulët, nuk përjashtohet mundësia edhe për rreshje të dëborës. Kështu njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sinoptikanja Julijana Fidanovska, për televizionin Shenja tha se temperaturat gjatë natës do të ulën deri në -7 gradë celsius, ndërsa gjatë ditës temperaturat pritet të ngriten deri më 3 gradë celsius. Më ftohtë sipas saj, pritet të jetë për festën e vitit të ri, ku temperaturat pritet të ulën deri më -13 gradë celcius.

JULIJANA FIDANOVSKA, SINOPTIKANE

Për natën e vitin e ri do të kemi motë të kthjellët dhe natë të ftohtë, përsëri me temperatura gjithkundë negative me interval nga -13 deri më -5 gradë celcius. Gjatë ditës, në ditën e parë të vitit të ri, do të kemi mot stabil me erëra më forta nga drejtimi veri-perëndimor. Gjatë ditës edhe të ejtën pritet të kemi mot negativ nga -1 deri më -6 gradë celcius”.

Nga e premtja, Fidanovska njoftoi se temperaturat do të stabilizohen, ku siç tha, nga ajo ditë pritet një rritje e lehtë e temperaturave, e cila do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, ndërsa nuk do të mungojnë as reshjet e shiut. Ajo gjithashtu tha se në viset malore pritet të ketë edhe rreshje të dëborës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING