(VIDEO) Temperatura jashtëzakonisht të ulta në të gjithë vendin

(VIDEO) Temperatura jashtëzakonisht të ulta në të gjithë vendin

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), ka bërë të ditur se territori i Maqedonisë së Veriut ndodhet nën ndikimin e anticiklonit siberian, pra nën ndikimin e presionit të lartë ajror dhe një mase ajri jashtëzakonisht të ftohtë që zbret drejtpërdrejt nga Siberia drejt pjesës të kontinentit evropian.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

‘’Moti ishte jashtëzakonisht i ftohtë kudo në Ballkan gjatë mëngjesit të sotëm, të hënën, më 12 janar 2026. Territori i Ballkanit dhe i Maqedonisë ndodhet nën ndikimin e anticiklonit siberian, i cili shkakton mot të ftohtë e të thatë, si dhe temperatura jashtëzakonisht të ulëta të ajrit’’.

Drejtoria thekson se në këto kushte mbizotëron mot i qëndrueshëm, i thatë dhe kryesisht me diell, por shumë i ftohtë, me paraqitje të vranësirave të pakta deri mesatare lokale, ku dhe herë pas here fryn erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Në Shkup dhe rrethinë, mëngjesi i së martës, temperatura pritet të zbresë afërsisht deri në -10 gradë Celsius. DPHM informonë se dhe dita e nesërme, 13 janar, do të jetë e ftohtë, kur temperaturat në disa pjesë të Maqedonisë edhe gjatë ditës do të mbeten nën zero. Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta që priten edhe në vazhdim, sërish do të ketë paraqitje të akullit në rrugë si dhe ngrica të forta në orët e mëngjesit.

Drejtoria u bën apel drejtuesve të automjeteve të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, veçanërisht nëse udhëtojnë drejt kalimeve malore. /SHENJA/

 

MARKETING