(VIDEO) Telefonat ndër shkaqet që i lënë fëmijët “pa gojë”

(VIDEO) Telefonat ndër shkaqet që i lënë fëmijët “pa gojë”

Sipas studimeve të fundit, çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut ka probleme me të folurin dhe gjuhën dhe si arsye kryesore përmendet autizmi. Defektologia Shpresa Rashiti për TV SHENJA thotë se ekspozimi i tepruar pranë ekraneve teknologjike i fëmijëve në moshë të hershme parashkollore si dhe shkollore si dhe industria ushqimore, janë ndër faktorët kryesorë që po shkaktojnë problematika tek të folurit e fëmijëve.

SHPRESA RASHITI, DEFEKTOLOGE

“ Arsyjet janë të shumta sespe zhvillimi i fëmijëve tek moshat e hershme ka ndryshuar, paisjet elektronike kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e tyre dhe shpesh here çregullojnë edhe gjuhën, komunikimin, problematika me sjelljen, problematika me koncentrimin, vëmendjen dhe zhvillimin e mëtutjeshem. Faktori nr 1 tek fëmijët nuk janë vetëm paisjet por ekzistojnë edhe një sërë faktoresh tjerë sepse njerëzimi po shkon në një ndryshim të qenies njerëzore, ndrysëhimi ADN-së, ndryshimi  I stukturave të trurit, e para  është edhe industria ushqimore e cila ndikon negativisht tek fëmijët sidomos të moshave të hershme, nëse përdoren ëmbëlsues artificial, çipsa apo ushqime të shpejta”.

Rashiti më tej thotë se në vendin tonë ekzistojnë qendra të cilat merren me trajtimin e fëmijëve me pengesa në zhvillimin e të folurit dhe thekson se intervenimet e hershme shënojnë suksese më të shpejtja në zhvillimin e aftësive të folurit tek fëmijët.

SHPRESA RASHITI, DEFEKTOLOGE

“ Në vendin tonë ekzistojnë qendra për trajtim të hershëm. një ndër to jemi edhe ne Qendra “Bota Ime” ku bëjmë trajtimin e hershëm të fëmijëve me çregullime në zhvillim dhe mungesën e komunikimit dhe gjuhës, trajtojmë fëmijët nga mosha 2 vjeçare dhe nëse fillohet me ndërhyrje të hershme atëherë edhe pasojat do të jenë më minimale dhe fëmijët do të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe përkrahja e profesionistit i jep një ndihmë bazike edhe prindit.  prandaj duhet të kërkohet mdihmë  profesionale që të ju ndihmohet këtyre fëmijëve”.

Defektologia Shpresa Rashiti, u bën apel prindërve që të kenë kujdes në përdorim e mjeteve teknologjike nga fëmijët, sidomos fëmijët 0-3 vjeç nuk duhet te kenë aspak çasje në mjetet teknologjike, të kenë kujdes në ushqimin e shëndetshëm të fëmijëve sepse të gjitha këto janë masa parandaluese e problematikave të tilla. Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING