(VIDEO) Të shtunën reshje shiu, të dielën pritet mot më i mirë

(VIDEO) Të shtunën reshje shiu, të dielën pritet mot më i mirë

MARKETING

Fundjava e zgjatur nuk do të ketë mot stabil. Sipas drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të shtunën mund të ketë reshje shiu, të dielën pritet mot më i mirë, kurse të hënën mot i kombinuar. Ndërsa në të gjita ditët pritet të ketë erë të fortë. Siç bënë me dije meteorologia Marija Cvetkovska Atanasova, kushtet për shi lokal do të krijohen që sonte në orët e mbrëmjes, do të fyrej erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor dhe të shtunën priten reshje të lehta shiu, kurse të dielën mot me diell.

MARKETING

Sample Image

Marija Cvetkovska Atanasova, meteorologe

Nesër mëngjesi do të jetë me re, paradite do të ketë kushte për shi të lehtë. Në orët e pasditës do të ketë periudha të shkurtëra me diell. Temperatura do të arrij deri në 17 Gradë Celsius. Të dielën do të ketë stabilizim të motit, me periudha më të gjata me diell. Pasdite do të ketë erë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrij deri në 20 Gradë Celsius”.

Moti i vranët kthehet sërisht të hënën, me priudha të shkurtëra me diell. Temperatura pritet të jetë deri më 20 Gradë Celsius.

Marija Cvetkovska Atanasova, meteorologe

Të hënë do të jetë kryesisht me vranësira me periudha të shkurtëra me diell në pjesët qëndrore të vendit. Do të fryej erë e fortë nga drejtimi juglindor, e cila fryn mbi lumin Vardar do të arrijë shpejtësinë prej 50 km/orë. Ndërsa temperature maksimale do të jetë deri në 20 Gradë Celsius”.

Prej ditës së martë siç njoftoi Cvetkovska Atanasova më tej, pritet mot kryesisht i vranët me reshje shiu të cilat do të bien kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore, do të fryej erë e fortë nga drejtimi juglindor. Reshjet e shiut më të intensifikuara do të jenë ditën e enjte. 

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING