(VIDEO) Të rinjtë kërkojnë rroga më të mira dhe shërbime më të mira

(VIDEO) Të rinjtë kërkojnë rroga më të mira dhe shërbime më të mira

Të rinjtë duhet të inkurajohen dhe të na kërkojnë me zë të lartë atë që kanë nevojë. Dëgjoj me kujdes  gjithmonë të rinjtë për  temat që janë në interesin e tyre dhe për të ardhmen e tyre të mirë. Kështu deklaroi zv.kryeminstri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në forumin “Çfarë duan të rinjtë – profesionet e së ardhmes sot kërkojnë njohuri dhe aftësi” në kuadër të projektit me të njëjtin emër të zhvilluar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike (IDUEP).

FATMIR BYTYQI-ZV.KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Do të thotë se ata kanë mundësi të tregohen në një punë që kanë vendosur që e duan, dhe jo që dikush t’u thotë dhe t’u imponojë – bëje këtë dhe bëje për këtë rrogë. Por të marrin një rrogë dinjitoze që të zhvillohen më tej dhe të arrijnë qëllimin e tyre. Të rinjtë duan të dinë se ku do të jetë vendi i tyre pas 20 vitesh dhe ne po përpiqemi t’u japim përgjigjen përmes Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit”.

Kryetari i Këshillit të  Transformimit Digjital, Bojan Kordallov, deklaroi se ka mjaft strategji për të rinjtë, por duhet veprim konkret , të cilat sipas tij, do të fillojnë menjëherë.

BOJAN KORDALLOV-KRYETAR I KËSHILLIT TË TRANSFORMIMIT DIGIJITAL

“Thjesht, duan të përfshihen në vendimmarrje dhe të vendosin dhe në të njëjtën kohë duan cilësi të jetës – sigurim të mirë shëndetësor, mjedis të shëndetshëm jetese, ngjarje kulturore e kështu me radhë dhe këto janë shumë shpesh arsye, përveç pagës më të lartë, kjo është arsya se pse  vendosin të shpërngulen në një shtet tjetër”

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se gjendet aty për ti dëgjuar të rinjtë, për të dëgjuar nga afër se cilat janë nevojat e tyre dhe çfarë mund të bëj ai  si zëvendëskryeministër që këta të rinj të realizojnë ëndrrat e tyre, të kenë punë cilësore që ofrojnë mundësi për zhvillimin e tyre. Ai gjithashtu shtoi se angazhimi i tij kryesor, por edhe i gjithë Qeverisë, është krijimi i vendeve të punës me pagesë të lartë për të rinjtë, që është imperativ, sipas tij,  të rinjve dhet  t’u jepet mundësia të kenë sukses këtu, në atdhe, përmes vendeve cilësore të punës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING