(VIDEO) Të punësuarit në “Nënë Tereza” mund të parkohen te “Limak”-u

(VIDEO) Të punësuarit në “Nënë Tereza” mund të parkohen te “Limak”-u

Nga data 1 korik disa nga të punësuarit në qendrën klinike “Nënë Tereza”, në Shkup do të kenë mundësi që veturat e tyre t’i parkojnë në hapësirat e kompanisë LIMAK, në Shkup, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.  Aliu thotë se në këtë mënyrë po i përgjigjen drejtëpërdrejtë problemit që ka shkatuar kaos të përditshëm të parkimit në këtë kompleks shëndetësor. Ai theksoi se me zhvendosjen e veturave të të punësuarve do të mundësohet parkim më i lehtë për pacientët.

MARKETING

AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Në kushte kur mbi 6.000 njerëz kalojnë çdo ditë nëpër kompleks dhe më shumë se 2.500 prej tyre janë të punësuar, çështja e parkimit nuk mund të lihet në mëshirën e improvizimeve. Nuk mund të flasim për sistem funksional shëndetësor, nga ana tjetër të mos ketë çasje funksionale secilin prej neve. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kompaninë LIMAK Shkup, me të cilin sigurojmë hapësirë parkimi për 300 automjete, hapësira e cila do të  destinohet për të punësuarit në institucionet shëndetësore që funksionojnë në kuadër të Qendrës Klinike Nënë Tereza në Shkup”.

I pyetur lidhur me gjendjen aktuale të institucioneve shëndetësore Aliu tha se fillimisht duhet të krijohet metodologji e re për krijimin e buxhetit në shëndetësi. “Duhet të bëhet një metodologji dhe analizë e re për nevojat e kujdesit shëndetësor dhe të pacientëve bazuar në të dhëna më të reja që lidhen me demografinë, sëmundjet e reja, nevojat e pacientëve dhe institucioneve shëndetësore”, theksoi ai.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING