(VIDEO) Të punësuarit e pyjeve hyjnë në grevë nga 7 marsi, nuk kanë marrë paga

(VIDEO) Të punësuarit e pyjeve hyjnë në grevë nga 7 marsi, nuk kanë marrë paga

Kryetari i Sindikatës për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim, Ivan Peshevski, në konferencën e sotme për media njoftoi se ndërmarrja publike “Pyjet Nacionale” do të fillojë grevë më 7 mars dhe do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të sindikatës.  Ai tha se duhet të bëhen pagesat e rregullta dhe të plota të pagës së punonjësve, kompenzimet e pagave, shtesat për të sëmurët dhe shtesat në terren të cilat nuk paguhen për gati një vit. Peshevski theksoi se përfaqësuesit e sindikatës kanë vendosur së bashku me sindikatat e ndërtimit dhe industrisë së drurit që të nisin grevën dhe të mos ndalen deri në momentin kur të paguhen pagat e janarit dhe shkurtit së bashku me kompensimet dhe shtesat.

MARKETING

IVAN PESHEVSKI, KRYETARI I SINDIKATËS PËR NDËRTIMTARI, INDUSTRI DHE PROJEKTIM

“Problemet janë grumbulluar ndër vite sa që sot për herë të parë pas shumë kohësh më në fund u morr vendimi që këta punonjës të qëndrojnë krah për krah me sindikatat e tjera vëllazërore, që të drejtat dhe detyrimet e tyre i kanë ushtruar vetëm me protesta dhe greva dhe ne nuk do të ndalemi derisa të mos paguhen pagat e punonjësve. Po të ishin të zgjuar përfaqësuesit e qeverisë dhe menaxhmenti në Pyjet e Maqedonisë, nuk do të kishin punësuar njerëz para zgjedhjeve me forcë, por do ta jepnin pagën me kohë, në dhjetor, janar dhe shkurt”.

Peshevski tha se ishte shumë më e lehtë për të manipuluar njerëzit, gati 400 persona janë punësuar dhe tani pothuajse 2000 punëtorë nuk paguhen. Ai ka theksuar se me gënjeshtra të tilla ndaj popullit dhe me premtime të tilla, këta njerëz nuk do të dalin në zgjedhje, por do të dalin para Qeverisë për grevë. Peshevski theksoi se ekzistenca e gati 2000 punonjësve në këtë ndërmarrje publike është në rrezik.

Sindikata u bëri apel përfaqësuesve të qeverisë, zv.kryeministrit për çështjet ekonomike dhe kryeministrit që të gjejnë një zgjidhje se si të marrin një pagë në kohë dhe dinjitoze për jetën e punëtorëve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING