(VIDEO) Të premten ose të shtunën shpallet data e zgjedhjeve lokale

(VIDEO) Të premten ose të shtunën shpallet data e zgjedhjeve lokale

Më 8 ose 9 gusht pritet që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, t’i shpallë zyrtarishtë zgjedhjet lokale dhe datën se kur do të mbahen. Ndërkaq, edhe pse nuk dihet saktë data, partitë tani më janë mobilizuar, shumica e kandidatë janë zyrtarizuar, kanë mbetur edhe disa emra për t’u zbardhur. Nga koalicioni VLEN, kanë bërë të ditur, se Bilall Kasami, do të kërkonë mandatin e dytë dhe do të jetë përsëri kandidatë për komunën e Tetovës, ndërsa Izet Mexhiti, pas dy mandave pauzë, rikthehet si kandidatë për komunën e Çairit, i cili do të kërkojë mandatin e katërt nga banorët e kësaj ane. Pikërisht kjo komunë ka ngjallur kureshtje dhe vëmendje më të madhe, pasi përball Mexhitit do të jetë nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, që deri dje kanë qenë bashkëpartiak.

Gjithçka e ditur sa i përket kandidatëve për kryetar komunash është bërë edhe në Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, ku Sela synon tre komuna, ndërsa Taravari në katër komuna. Ata do të garojnë së bashku me BDI-në, nën ombrellën e Aleancës Kombëtare për Integrim. Ndërkohë, në kampin politik maqedonas, për veç se disa përjashtimeve të vogla është bërë e qartë gjithçka.

Edhe pse kanë mbetur edhe disa muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, kandidatët kanë filluar para-fushatën, ata shihen në terren, takime dhe prononcime në rrjetet sociale.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING