(VIDEO) Të deleguarit e Qeverisë në Vrapçisht dhe Gostivar nuk i priti askush
Nuk e priti asnjë nga administratorët dhe të punësuarit, por i deleguari i Qeverisë në Komunēn e Vrapçishtit, Bujamin Kadriu, krah tij në ditën e parë si kryetar komune erdhi me shumë miq dhe me shumw gjasw edhe bashkëpunëtor. Krah tij në ditën e parë të punës ishte edhe Memet Seferi, ish kandidat i VLEN-it, për këtē komunë.
E Kadriu në deklaratën e tij tha se administratorët nuk e pritën për shkak të presioneve që u janë bërë nga siç thotë, ish kryetari komunës Isen Shabani. Por siguroi se sa është në detyrë nuk do të hakmerret ndaj askujt.
BUJAMIN KADRIU – I DELEGUAR I QEVERISË NË VRAPÇISHT
“Ne nuk jemi këtu për hakmarrje ne jemi këtu në shërbim të qytetarëve, ky është një proces krejt normal dhe askush nuk duhet të friksohet dhe nuk duhet të jetë nën panikun e frikës së hakmarrjes. Jemi këtu për bashkëpunim, jemi qytetar të këtij vendi dhe i shërbejmë kësaj komune. Shpresoj se punët administrative do ti kthehen normalitetit dhe me këta punëtorë të kemi bashkëpunim të vazhdueshëm”.
Tha se është i gatshëm të pranoj edhe sfidën pwr kandidat zyrtar nga VLEN në zgjedhjet lokale të 11 janarit.
Me situatë të njëjtë u përball edhe Fadil Xhelili, i deleguar i Qeverisë në Komunën e Gostivarit. Ndërkohë, në një prononcim për TV Shenja, Xhelili ka konfiruar se do të jetë kandidat i VLEN për zgjedhjet lokale të 11 janarit nga koalicioni VLEN.
FADIL XHELILI – I DELEGUAR I QEVERISË NË GOSTIVAR
“Unë këtë sfidë e kam pranuar që të jem kandidat edhe atë serioz më 11 janar për shkak se Fadil Xhelilin e njeh, jo vetëm Gostivari, e njeh e gjith Maqedonia nga Kumanova, Shkupi e Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, por edhe Prishtina dhe Tirana. Kështu që këtë sfidë e kam pranuar që më 11 janar, të vij kryetar i Gostivarit, kuptohet kjo do të jetë marrëveshje e partnerëve të VLEN, për shkak se gjithmonë, gjithçka bëhet me marrëveshje”.
Kujtojmë, detyrën si i deleguar i Qeverisë për Gostivarin Fadil Xhelili e mori dje, sikurse Kadriun edhe atë nuk e pritën të punësuarit dhe administratorët. Përndryshe, vendimin e Qeverisë për të deleguar kryetar në Gostivar e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ish-kryetari i Komunës Valbon Limani njëherit kandidat për kryetar nga koalicioni AKI.
Mevludin Imeri /SHENJA/

