(VIDEO) Taulant Seferi vazhdon me formën e tij, realizon tjetër gol në Arabi

Taulant Seferi është në një formë fantastike. Sulmuesi i Shqipërisë po vazhdon së shënuari te Bani Yas, në Arabinë Saudite. Në ditën e sotme, kjo skuadër ka humbur kundër Shabb Al Ahli në shifrat 1-2.
Në minutën e 58 të takimit, ishte Seferi që ngushtoi shifrat. Pas një topi të marrë në zonë, sulmuesi shqiptar arriti që të shmang bukur kundërshtarin e tij dhe e dërgoi topin me këmbën e majtë, në cepin e rrjetës.
تاولانت سولجمانوف يقلص الفارق لبني ياس بهدف أكثر من رائع ⚽️📽️#دوري_أدنوك_للمحترفين#بني_ياس_شباب_الأهلي pic.twitter.com/Inrx8xrHWj
— قناة أبوظبي الرياضية (@ADSportsTV) December 15, 2023