(VIDEO) Tasholli: “VLEN” po i krijon hapësirë Stoillkoviqit!

(VIDEO) Tasholli: “VLEN” po i krijon hapësirë Stoillkoviqit!

Ju duhet reset. Ju duhet të ndërroni “mindset”-in komplet. Kështu ju drejtua njëri nga liderët e koalicionit VLEN Arben Taravari, deputetëve të Frontit Evropian, gjatë seancës për pyetje deputetësh në Kuvend. Akuzave të deputetës së Frontit Arbana Pashollit, Taravari, ju përgjigj me pyetje, që të numërojnë punët që i kanë bërë ata për 22 vjet pushtet.

ARBEN TARAVARI, LIDER, KOALICIONI VLEN

Më tregoni një kilometër rrugë për 22 vite, përveç Bllacë Shkup 2 km se ato i përmendni prej vitit 2014, një km rrugë në Maqedoninë Perëndimore, zonja Arbana më përmendni një spital që e keni bërë, më përmendni një shkollë, asgjë nuk keni bërë. Asgjë përveç muhabeteve, keqpërdorimeve, krimit, korrupsionit, asgjë përveç demagogjisë të cilën e keni përdor”.

Ndërsa, deputetja Pasholli ju kundërpërgjigj Taravarit duke i thënë se ai në vend që të jap përgjigje zgjodhi të tregohet cinik, gjë e cila sipas saj e karakterizon Taravarin duke shtuar se Taravari keqpërdori foltoren e Kuvendit për të dalë siç u shprehj aty ku i dhemb, tek BDI-ja. Ndërsa po ashtu ajo kritikoi përfaqësuesit e VLEN-it që ndajnë të njejtën hapsirë me Stoillkoviqin, i cili e ka quajtur Kosovën ‘Kosova dhe Metohija”.

ARBANA PASHOLLI, DEPUTETE E FRONTIT EVROPIAN

Do isha ndjerë shumë keq dhe s’do ta kisha pranuar asnjëherë që si ju bashkë me udhëheqës tjerë të koalicionit VLEN të uleni në po të njejtat karrike ku e keni edhe zotri Stoillkoviq, i cili…Kosovës të cilës ju i thirreni si një vend i dashur dhe që keni një bashkëpunim të thellë edhe me zotri Kurtin, po ai zotëri Stoillkoviq e quajti ‘Kosova dhe Metohija’. Nuk dhatë asnjë deklaratë për këtë”.

Ajo përfundoi fjalimin e saj duke i thënë Taravarit se nuk do kish dashur të jetë në pozitën e tij, i nënshtruar, pa zë dhe i përbuzur.

Ndërkaq, kritikave për ngecjen e bisedimeve me BE-në dhe realzimin e ndryshimeve kushtetuese, Taravari ju përgjigj duke e lavdëruar kryeministrin që siç tha, është proevropian, që gjithnjë e më shumë thirret prej SHBA-ve dhe ka raporte fantastike me shtetet e BE-së por edhe me SHBA-të.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING