(VIDEO) Taravari: VLEN është një moçal politik

(VIDEO) Taravari: VLEN është një moçal politik

Ndonëse Aleanca për Shqiptarët është ndarë në katër pjesë, Arben Taravari thotë se nuk ka shumë Aleanca, por ata që tani më janë larguar, ai i quan fraksione. Për ti diskutuar këto dhe shumë çështje të tjera, në emision “Debat në Shenja”, ka qen i ftuar pikërishtë kreu i ASH-së, Arben Taravari, i cili nuk u kursye aspak në deklaratat e tij, e sidomos ndaj koaliconit VLEN, që janë pjesë e qeverisë. Kritikat e Taravarit ndaj VLEN-it ishin të ashpra, duke i cilësuar si një “moçal” politik. Taravari tha se situata brenda koalicionit është e papranueshme dhe e mbushur me përplasje të vazhdueshme mes eksponentëve të tij.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-SË

Mua VLEN-i më duket një moçal politik, realisht. Është e gërditshme kur e sheh çfarë ndodh brenda. Janë përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Ne s’kemi asnjë lidhje me ta dhe as që më intereson kush do të jetë në krye – qoftë Azir Aliu, Arben Fetahu, Fatmir Limani apo Bilall Kasami”.

Megjithatë, ai shpreson që subjektet brenda këtij koalicioni të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje dhe të unifikohen, pasi sipas tij, përçarjet e brendshme po dëmtojnë imazhin politik.

Duke pasur parasysh se Taravari ka qen njëri ndër liderët e VLEN-it, ku të gjithë së bashku premtuan ndryshim, për këtë gjë, ai u kërkoi falje publike qytetarëve shqiptarë për premtimin e dhënë në vitin 2024.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-SË

Por kjo që ndodh, ne premtuam në vitin 2024 qytetarëve shqiptar në Maqedoni po ua sjellim ndryshimin. Në qoftë se ky është ndryshimi që e kemi premtuar këto 20 muaj qeverisje të VLEN-it, atëherë unë publikisht dua t’u kërkoj falje të gjithë shqitparëve sepse i zhgënjyem, sepse nuk ishte ndryshim por thjeshte është një zhgënjim i madh, d.m.th një diskreditimi, një degradim i madh i komplet statusit të shqiptarëve në Maqedoni”.

Në këtë emision, Taravari gjithashtu krahasoi rezultatet e zgjedhjeve të 2024-ës me ato të fundit, duke theksuar rënien e votave të koalicionit VLEN pavarësisht se tashmë ndodhet në pushtet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING