(VIDEO) Taravari: Telashe nëse kushtetuesja e shfuqizon ligjin e gjuhëve

(VIDEO) Taravari: Telashe nëse kushtetuesja e shfuqizon ligjin e gjuhëve

Kjo që bënë Gjykata Kushtetuese është jashtë çdo logjike dhe jashtë çdo norme. Kështu deklaron njëri prej liderëve të koalicionit VLEN Arben Taravari. Nëse merret një vendim që duhet të revidohet komplet ligji, paralajmëron Taravari kjo do të jetë situatë jo e mirë për shqiptarët por edhe për tërë vendin. Ndërsa shtoi se po i vuajmë pasojat e papërgjegjshmërisë të ish pushtetit.

Arben Taravari, VLEN

Kjo situatë kaotike ka ardhur si pasojë e ish pushtetit, ku kishim një qeveri të papërgjegjshme. Gjitha këto punë kanë mund të mbyllen shumë më herët. Madje, edhe rasti kur u dërgua në Komisionin e Venedikut e kanë pasur njeriun e tyre që tash është deputet i BDI-së, që atëkohë ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Është dashur të mbyllet ky problem e mos të trashëgojmë ne problemet e tyre”.

Seanca e planifikuar e Gjykatës Kushtetuese në 11 dhjetor ishte shkaku i mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së BDI-së. Në të është marrë vendim që të hënën të thërras organin më të lartë të partisë, për të diskutuar siç thonë mbi hapat e mëtejmë.

BDI

Kryesia e Ngushtë vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime dhe përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike. Përballë kësaj situate të papranueshme, Kryesia e Ngushtë vendosi që të thërrasë organin më të lartë të partisë të hënën, për të marrë vendime mbi hapat e mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin”.

Përndryshe, BDI u ka dërguar letër edhe njëherë SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, të cilëve u bën thirrje për siç thonë ata, veprim ugjent për të parandaluar destabilizimin potencial të Maqedonisë së Veriut.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING