(VIDEO) Taravari: Sistemit të shëndetësisë do t’ia vija notën 8

(VIDEO) Taravari: Sistemit të shëndetësisë do t’ia vija notën 8

Nga nota 1 deri në 10, sistemit shëndetësor në RMV do t’ia jepja notën 8, kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë Arben Taravari I pyetur për vlerësimin e sistemit shëndetësor në vend. Ai tha se po përpjekjen në maksimum për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve. I pyetur lidhur me mungesën e personelit mjekësor Taravari tha se në të gjithë rajonin burimet njerëzorë janë në mungesë dhe se si qeveri po mundohen nëpërmjet planeve të së ardhmes t’i motivojnë punëtorët shëndetësorë të qëndrojnë në vend.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Atë që ne si Qeveri mund ta bëjmë, për të përmirësuar shërbimet dhe pagat, po e bëjmë vazhdimisht. Jo rastësisht kemi shpesh specializantë, pastaj marrëveshje të reja kolektive. Do të shohim tani që për vitin që vjen, pikët, pra kapitacionet për mjekët e mjekësisë familjare do të rriten diku në muajin prill që ata të motivohen, të punojnë dhe të japin maksimumin e tyre si profesionistë shëndetësorë. Këtë mund ta bëjmë si Ministri e Shëndetësisë dhe si Qeveri, tjetra nuk varet nga ne”.

Taravari tha se ka edhe mjekë që punojnë në vende të ndryshme europiane dhe janë të interesuar të kthehen në vend.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Mendoj se kjo është mjaftë motivuese për ne. Ndoshta numri është simbolik, tre. Mendoj se si Ministri e Shëndetësisë dhe Qeveri do të duhet të mendojmë seriozisht për hapjen e dyerve, të paktën ato që janë më afër sI Kroacia apo Sllovenia dhe vendet e tjera europiane. Nëse kanë, për shembull, tre vjet përvojë pune në ato vende, janë larguar, duhet të hapen dyert e vendit të tyre, të kthehen dhe t’i integrojmë në sistemin tonë shëndetësor”.

Taravari thotë se komisioni për ndryshime në sistemin “Termini im” do të formohet menjëherë pas Vitit të Ri.“ Shpresoj që komisioni të formohet menjëherë pas Vitit të Ri. Ne punojmë pa ndërprerje në atë gjithmonë i përmirësojmë gjërat sipas kërkesave të pacientëve. Koha e pritjes mendoj se është shumë më e vogël tani në krahasim me atë që ishte gjashtë muaj më parë”, theksoi Taravari.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING