(VIDEO) Taravari: Shqiptarët po margjinalizohen në institucionet shtetërore

(VIDEO) Taravari: Shqiptarët po margjinalizohen në institucionet shtetërore

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një tubimi me banorët e  Gostivarit ka drejtuar një sërë kritikash për qeverinë aktuale dhe për ish bashkëpartiakët e tij, të cilët vendosen të mbetën në qeveri. Taravari tha se situata e shqiptarëve në vend me këtë qeverisje është alarmante. Sipas tij, shqiptarët sot janë të margjinalizuar më shumë se kurrë. Ai vuri në dukje dy arsye kryesore që e cilësojnë momentin aktual si një gjendje të jashtëzakonshme për shqiptarët: Procesi i bllokuar i integrimeve evropiane dhe margjinalizimi ekstrem i shqiptarëve në institucionet shtetërore.

MARKETING

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Prandaj kështu situata krizash, kur shqiptarët totalisht margjinalizohen, ne nuk mundet të jemi hyzmeqarë të maqedonasve, mundë të jemi vetëm partner të maqedonasve në këtë shtet. Koha e hyzmeqarllëkut ka mbaruar në vitet e 90-ta, mbas asaj shqiptarët asnjëher më nuk mundet të jen hyzmeqarë të dikujt, as të Zaevit e as të Mickoskit. Kjo gjendje aktuale në Maqedoni, është gjendje e jashtëzakonshme për shqiptarët”.

Ndërkaq, sa i përket ish bashkëpartiakëve të tij, Taravari i sfidoi publikisht drejtpërdrejt Arben Fetain dhe Azir Aliun, që të dalin si kandidatë në zgjedhjet lokale në Gostivar dhe Likovë dhe nëse marrin më shumë se 1 mijë vota, Taravari tha se do të largohet nga politika.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“E ftojë  Azir Aliun dhe Arben Fetain, pa i ofenduar, o burra  dilni në fushë mejdanit, dilni në Gostivar e Likovë si kandidatë, që qoftë se merrni më shumë se 1 mijë vota shqiptare, unë nuk merrem më me politikë. Hajdeni bujrum ju sfidojë”.

Para të pranishmëve Taravari sqaroi edhe arsyet se pse vendosen pas një viti të largohen nga qeveria. Ai tha se premtimet nuk janë realizuar, ndërsa përmendi se nga kredia hungareze, janë ndihmuar 200 kompani, të gjitha nga Maqedonia Lindore dhe asnjë kompani shqiptare. Gjitashtu, premtimet, kreu i ASH-së tha se nuk janë realizuar as në punsimet e shqiptarëve, ku siç tha, shifen lum njërez të punsuar të etnitetin maqedonas dhe numra binar të  punsuar shqiptarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING