(VIDEO) Taravari shpalosi emrat e kandidatëve që do të garojnë në 4 komuna

(VIDEO) Taravari shpalosi emrat e kandidatëve që do të garojnë në 4 komuna

Për muaj me radhë, skena politike ka qenë e mbushur me zëra, emra të përfolur dhe lakime të ndryshme. Shumë kandidatura qarkulluan në opinion, shumë spekulime dolën në sipërfaqe – por tani, peizazhi politik si duket po qartësohet. Në këtë frymë, Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, të martën, ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve të saj, të cilët do garojnë në katër komuna, ku në Gostivar, për mandat të ri do të kandidojë kreu aktual i komunes, Valbon Limani, në komunën e Sarajit, kandidat do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Blerand Ramadani, në Vrapçisht, kandidati i partisë do të jetë Isen Shabani dhe në Tearcë do të garojë Nazim Taipi.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, theksoi se këta kandidatë përfaqësojnë besimin, përvojën dhe gatishmërinë për të udhëhequr me ndershmëri.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ASH-SË

Tashmë kemi një vendim të kryesisë së partisë për kandidaturat për disa komuna. Kandidatë i ASH-së për komunën e Sarajit, do të jetë sekretari gjeneral i partië, Blerand Ramadani, për komunën e Tearcës, do të jetë z.Nazim Taipi, kandidatë për komunën e Vrapçishtit do të jetë Isen Shabani dhe për Gostivarin do të jetë kryetari aktual, Valbon Limani”.

Ndërkohë, kandidatët për tre komuna, disa ditë më parë i shpalosi edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët madje tani më veç se kanë filluar para fushatën.

E, heshtje zyrtare ende mbizotronë në koalicionin VLEN, ndonëse edhe atje përmenden shumë emra kandidatësh. Ata kanë zyrtarizuar vetëm mbështjen e kandidatit të pavarur për Strugën , Mendi Qyrën. Ndërkaq, në një njërën ndër komunat ku pritet të jetë gara më e nxehtë, pra atë të Çairit, pritet të jetë kandidatë me shumë gjasa zv/kryeministri, Izet Mexhiti, i cili pas një pauze në pushtetin lokal, do të kërkon mandatin e katërt nga qyetetarët e Çairit. Garës për pushtetin lokal do t’i hyjë edhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, por edhe nga atje nuk ka asgjë zyrtare.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING