(VIDEO) Taravari prezanton shtyllën e parë të platformës së re politike

(VIDEO) Taravari prezanton shtyllën e parë të platformës së re politike

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, prezantoi shtyllën e parë të platformës së re politike të kësaj force, mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar – duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa dallim partie apo bindjeje politike, që të bashkohen rreth kësaj kauze.

Ai thotë se “Mbrojtja e identitetit nuk është vetëm një çështje politike është një detyrë dhe përgjegjësi kombëtare”. Ai paraqiti katër shtylla konkrete të angazhimit të partisë në këtë drejtim.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Zbatimin real dhe pa kompromis të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, në të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën publike, në mënyrë që të garantohen të drejtat gjuhësore dhe përdorimi praktik i saj në jetën e përditshme. Ruajtjen dhe promovimin e emërtimeve tradicionale shqiptare të vendbanimeve, rrugëve dhe institucioneve, si pjesë përbërëse e identitetit dhe historisë sonë të përbashkët”.

Ndër pikat siç ka përmendur ai, është edhe zbatimi real dhe pa kompromis i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën publike.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Mbrojtjen aktive të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke mbështetur restaurimin dhe ruajtjen e objekteve historike e kulturore që dëshmojnë praninë tonë shekullore në këtë hapësirë.Forcimin e familjes tradicionale shqiptare dhe vlerave morale, si themel i unitetit shoqëror dhe stabilitetit kombëtar.Mbrojtja e identitetit nuk është vetëm një çështje politike – është një detyrë dhe përgjegjësi kombëtare. Vetëm përmes bashkimit dhe përkushtimit mund të arrijmë barazi reale dhe përfaqësim të denjë në Maqedoninë e Veriut”.

Kreu i ASH-së tha se vetëm përmes bashkimit dhe përkushtimit mund të arrihet barazi reale dhe përfaqësim të denjë në Maqedoninë e Veriut.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING