(VIDEO) Taravari porosit mjekët: Trajtoni më shumë pacientë në shëndetësinë sekondare

(VIDEO) Taravari porosit mjekët: Trajtoni më shumë pacientë në shëndetësinë sekondare

Edhe ata pacientë që duhet, edhe ata që nuk duhet, nga klinikat e qytetet tjera dërgohen në Klinikën e Fëmijëve. Pediatrit amë nuk duhet t’i dërgojnë të gjithë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, cili theksoi se mjekët amë dhe shëndetësia terciare punojnë shumë me pacientët, kurse në atë sekondare tha se vërejmë se kemi mjaft mjekë, por numër të pamjaftueshëm të pacientëve të trajtuar.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Pajtohem se shumica e pacientëve, dërgohen në shëndetësinë terciare, respektivisht në Klinikën e Fëmijëve, që mendoj se nuk është në rregull. Në Maqedoni funksionon shëndetësia primare dhe terciare, kurse në sekondaren kemi problem dhe ky është konstatim i kahmotshëm. Shpresoj me decentralizimin të rregullohet kjo punë që të insistohet që pacientët që mund të trajtohen në mjeksinë primare dhe sekondare, të mbahen aty”.

Ndërkaq, duke folur për numrin e shtuar të pacientëve përshkak të virozave në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, drejtori Rexhep Memedi u shpreh se ndihmë më të shpeshtë kërkojnë pacientët me sëmundje respiratore dhe infeksione të zorrëve.

Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës së Fëmijëve

Këtë periudhë të vitit dominojnë viruset sezonale të cilat janë më të shpeshtuara, por kjo ndodh pothuajse çdo vit në këtë periudhë. Kemi numër të zmadhuar të pacientëve me sëmundje respiratore dhe infeksione të zorrëve, të cilët trajtohen në klinikën tonë dhe e marrin kujdesin e nevojshëm”.

Ministri Taravari duke folur për mungesat e kuadrit në shëndetësi, bëri me dije se është duke u diskutuar që edhe specializantët të kenë qasje në sistem dhe të shkruajnë raport, dhe se po bëhen përgatitje me Odën e Mjekëve që edhe ata të marrin vula.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING