(VIDEO) Taravari: Përmirësohet gjendja e pacientëve, 10 në gjendje kritike

(VIDEO) Taravari: Përmirësohet gjendja e pacientëve, 10 në gjendje kritike

Është përgjysmuar numri i pacientëve që ishin në gjendje kritike. Tani janë 10 në gjendje kritike, por jashtë rrezikut për jetë. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe shtoi se të gjithë pacientët e tjerë, brenda dhe jashtë shtetit, janë në gjendje stabile. Tre pacientë njoftoi se janë lëshuar në shtëpi, nesër planifikohen të lëshohen edhe 3 të tjerë.  Ndërsa, bëri me dije se në mbledhjen e Shtabit të Krizës është vendosur që të gjithë pacientëve nga tragjedia në Koçan, të ju bëhen analiza toksikologjike.

 Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

“Të gjithë pacientëve do ju bëhen analiza toksikologjike, prandaj dhe sot nuk shpejtuam të lishojmë pacientë që ishin për t’i lëshuar në shtëpi. Do të vijnë toksikologë me përvojë do të bëjnë analizat, që të jemi të sigurtë për t’i lëshuar në mjekim shtëpiak”.

Përndryshe, në vend po mjekohen 72 pacientë, prej të cilëve:

  • Në Qendrën Klinike: 34 pacientë
  • Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”: 15 pacientë
  • Në Spitalin e Vjetër të Qytetit: 11 pacientë
  • Në Spitalin Klinik të Shtipit: 1 pacient
  • Në spitalet private janë të shtruar 11 pacientë

Ndërsa jashtë shtetit po kurohen 101 pacientë. Ministri Taravari tha se ndoshta mund të dërgohen edhe 10 pacientë të tjerë, por kjo do të vendoset në mënyrë shtesë. Nga java e ardhëshme sqaroi se, do të fillojnë të kthehen pacientë, që u dërguan për mjekim jashtë vendit që të vazhdojnë të mjekohen këtu.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING