(VIDEO) Taravari paralajmëron ligjin për të gjitha grupet e margjinalizuara
Krerët e koalicionit VLEN, vazhdojnë të pohojnë se së shpejti do të sjellin ligjin për përfaqësim të drejtë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pas shfuqizimit të balansuesit, njoftoi se “Vlen” po e përgadit ligjin, për të cilin, siç ka paralajmëruar, javën e ardhshme do të mbahet debat publik. Me këtë Ligj Taravarit tha se do të përfaqësohen të gjitha kategoritë etnike që janë të margjinalizuar në shoqëri. “Ne kemi nevojë për debat publik dhe sinkronizim sepse përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese dhe sa herë që diçka është kategori kushtetuese duhet të ketë ligj”, shtoi Taravari.
ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË
“VLEN po përgatit një ligj të ri, i cili shpresoj që javën e ardhshme do të jetë në debat publik. Do të jemi në koordinim me partnerët në koalicion. Nga të gjitha anët është konstatuar se ‘balancuesi’ nuk funksiononte si duhej”.
Për këtë ligj, ditë më parë informoi edhe zv/kryeministri, Izet Mexhiti. Kujtojmë se të mërkurën Gjykata Kushtetuse shfuqizoi mekanizmin e balancuesit, gjë që shkaktoi reagime të shumta në opinion nga opozita shqiptare, ku më te theksuara ishin ata të BDI-së dhe Aleancës së Selës, të cilët theksuan se do të prishet ekuilibri ndëretnik. Ndërkaq, partitë maqedonase e mirëpriten këtë vendin, duke konsideruar se nuk ka pasur efekt dhe është keqpërdorur në maksimum.
Samir Mustafa /SHENJA/