(VIDEO) Taravari paralajmëroi 1 200 punësime të reja në shëndetësi

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari deklaroi se në institucionet shëndetësore në vend do të bëhen 1200 punësime të reja, ndër të cilat tha se 600 janë specializantë. Ai theksoi se aktualisht ende ka mungesë të personelit mjekësor.
MARKETING
ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Çdo kund planifikojmë punësime të reja, bëhet fjalë edhe për 600 specializantë. Gjithsej 1200 punësime janë në vijim të cilat presin që institucionet shëndetësore ti rregullojnë të gjitha sistematizimet dhe të fillohet me dhënien e vendimeve por ndërkohë shpresohj që do të ketë edhe shumë njerëz që do të punësohen me kontratë në vepër sepse vërtet ka deficit kryesisht të personelit të mesëm mjekësor”
Duke iu referuar klinikave, Taravari paralajmëroi edhe shkarkime të tjera të drejtorëve të disa klinikave. “Me siguri që do të ndërojmë edhe disa drejtor të tjerë. Deri më tani janë ndërruar dy drejtorë, në klinikën e fëmijëve “Kozle” dhe në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar”, theksoi Taravari.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/