(VIDEO) Taravari nesër vendos nëse del vetëm në zgjedhje ose me VLEN-in

Nesër në takimin qëndror që mbahet në Tetovë do të merret vendimi se si partia e Arben Taravarit do të dal në zgjedhjet lokale, kështu ka bërë të ditur kreu i ASH-së Arben Taravari. Ai tha se do të vendosin për njërin nga opsionet , të dalin bashkë me VLENIN ose të dalin të vetëm. Taravari edhe një herë theksoi se opsioni i tretë nuk ekziston duke iu referuar bashkëpunimit me BDI-në.
ARBEN TARAVARI, LIDER I ASH-SË
“Mendojmë se edhe vetë të dalim në disa komuna me ndihmën e disa partive të partnerëve të koalicionit mund të bëjmë rezultat të mirë dhe të shkojmë në rund të dytë po edhe të fitojmë, po ja që unë dua ta ndëgjojë kryesin qëndrore dhe kryetarët e degëve dhe në bazë të asaj të vendosim definitivisht si do të shkojmë në zgjedhjet lokale”.
Lëkundjet në koalicionin VLEN filluan javë më parë kur Taravari publikisht shprehi pakënaqësitë brenda koalicionit dhe tha se po diskutohet se si ASH-ja do të del në zgjedhje, gjë e cila më pas shkaktoi reagime edhe nga krerët e tjerë të VLEN-it. Pas përplasjeve verbale disa ditore që pati në mes krerëve të koalicionit, ata pas takimit të të tyre ditën e premte, deklaruan se vazhdojnë të ngelin të bashkuar dhe se akoma po diskutojnë për çështjen e zgjedhjeve lokale, ku siç thanë ata do të merren vendime në të mirën e të gjithëve.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/