(VIDEO) Taravari: Mjekimi i pacientëve në 99% të rasteve do të bëhet pa pagesë

(VIDEO) Taravari: Mjekimi i pacientëve në 99% të rasteve do të bëhet pa pagesë

Dhjetë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, sot janë lëshuar në shtëpi. Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai pas mbledhjes në Shtabin e Krizës, njoftoi se sfida e ardhshme do të jetë ballafaqimi me infeksionet. Ai bëri me dije se transferime të pacientëve jashtë vendit më nuk do të ketë, por nga java e ardhëshme do të nisin të kthehen pacientët këtu. Në ndërkohë, shtoi se do të përgatisin protokolle dhe pacientët do të ekzaminohen këtu, pas së cilës ata që janë në gjendje të mirë mund të lëshohen për në shtëpi. Prej pacientëve të dërguar jashtë shtetit për mjekim, sipas Taravarit, një pacientë në Turqi është në gjendje më kritike.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Lajm i mirë është që prej gjithësej 162 pacientëve, 10 pacientë i lëshojmë për mjekim në shtëpi që është një lajm shumë i mirë për ne për mjekë…Të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë, përveç një pacienti, të cilin e kemi pak më kritik, i cili është në Turqi”.

Lidhur me shpenzimet e trajtimit të pacientëve jashtë vendit, Taravari tha se në 99% të rasteve trajtimi është falas dhe nuk ka nevojë për mbledhje fondesh.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Në përgjithësi, ne jemi 99% të rasteve jemi të sigurt që trajtimi është falas dhe nuk ka nevojë që askush të mbledhë para. Qeveria ka siguruar mbështetje për dy prindër ose anëtarë të familjes që të udhëtojnë dhe të akomodohen në të gjitha shtetet ku ka pacientë të shtruar. Nuk ka nevojë për spekulime dhe të pavërteta”.

Aktualisht, jashtë vendit janë në trajtim 115 pacientë. Në Serbi ndodhen 30 pacientë, në Bullgari janë 15 pacientë, në Greqi janë 12 pacientë, në Turqi 9 pacientë, në Spanjë janë 7 pacientë, në Austri 5, në Hungari janë të shtruar 6 pacientë, në Kroaci ndodhen 5 pacientë, në Slloveni janë 4 pacientë, në Lituani janë 4 pacientë, në Belgjikë janë 4 pacientë, në Itali 4 pacientë, në Suedi janë 4 pacientë, dhe në Poloni janë dy pacientë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING