(VIDEO) Taravari: Kemi investuar shumë në spitalin e Tetovës

(VIDEO) Taravari: Kemi investuar shumë në spitalin e Tetovës

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot e ka vizituar Spitalin Klinik të Tetovës, ku ka inspektuar investimet që janë bërë në 100 ditët e para të punës së tij si ministër. Taravari tha se në Spitalin Klinik të Tetovës janë bërë investime të shumta, si dhe njëkohësisht siç theksoi ai veçse kanë filluar që t’i mendojnë edhe planet për vitin e ardhshëm. Ndërkaq, paralajmëroi edhe për ndërtesë të re, por për këtë të fundit tha se do ta promovojnë kur ta kenë gati projektin si dhe buxhetin.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Ashensorët janë vërë në funksion, përveç njërit që ende montohet. Kulmi i pjesës internistike që ishte dëmtuar, veçmë është riparuar. I pamë edhe ambulancat kirurgjike ku investohet tash, një pjesë është investitor Ecolog, një pjesë vetë spitali. Planet për vitin e ardhshëm veçmë i mendojmë – reparti i pediatrisë, që duket në gjendje të mjerueshme, aparaturë e cila është e domosdoshme, nevojë për personel mjekësor dhe investim të cilin e kemi në plan, por nuk e them, pasi bëhet fjalë për ndërtesë të re, por do ta promovojmë kur të jemi gati me projektin dhe buxhetin e siguruar”.

Ai gjithashtu tha se për 100 ditë kanë realizuar shumë gjëra, por shtoi se një makineri e mediumeve dhe portaleve janë munduar të defokusojnë.

Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë

Kemi 9 barna të reja në listën pozitive, ndërsa ne merremi me një tabelë që nuk e dijmë se nga kush është ndryshuar. Kemi 600 mjekë që duhet të punësohen, që është problem shtetëror, ndërsa ne merremi me rusishten në Kumanovë, gjë që nuk varet nga pushteti qendror”.

Mes këtyre theksoi që deri në fund të vitit pritet që të jepen vendime për të gjithë punonjësit të cilët janë me kontrata.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING