(VIDEO) Taravari: Dalim nga qeveria, nuk duam të jemi kukulla

(VIDEO) Taravari: Dalim nga qeveria, nuk duam të jemi kukulla

Ngecja në rrugën eurointegruese të vendit dhe mospërmbushja e premtimit të dhënë para zgjedhjeve parlamentare për sjelljen e ndryshimit te shqiptarët, janë arsyet që ka dhënë kryetari i Aleancës për Shqiptarët si shkas për dalje nga Qeverias. Pas paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, edhe Taravari ka deklaruar se këtë javë, partia e tijë do takohet për miratimin e vendimit për dalje nga qeveria. Taravari, në hapjen e shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Vrapçisht njoftoi se vendimi përfundimtar do të shpallet në dy ditët e ardhshme.

MARKETING

Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Situata në administratën shtetërore fatkeqësisht e shihni, ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm dhe një tendencë që shqiptarët të margjinalizohen. Aleanca për Shqiptarët do të vendosë nesër ose pasnesër të largohet nga qeveria. Kur të gjithë vrapojnë për të hyrë në qeveri, ne jemi mësuar të largohemi nga qeveria. Po largohemi nga qeveria për t’u rikthyer më të fortë, veçanërisht në vetëqeverisjen lokale, dhe pastaj në qeverinë qendrore. Duam, kur të jemi në qeveri mos të jemi kukulla, nuk mund ta luajmë këtë rol, ose do të jemi si duhet, osë më mirë mos të jemi në qeveri”.

Ai shtoi se “nuk dëshiron që ata të jenë kukulla në qeveri” dhe se tani i tutje do të fokusohen në qeverisjan lokale.

Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Është e vërtetë se çdo parti, pretendon të ketë qeverisje lokale dhe qendrore por, jo me çdo kusht. Unë e kam thënë edhe kur më pyetnin para një muaji apo dy – nuk kemi lind në qeveri ne, madje jemi mësuar në opozitë, aty jemi më të mirë. Por, shumë me rëndësi si parti e kemi të qeverisim sa më mirë sa më shumë komuna. Prandaj edhe theksi veçant duhet të jetë qeverisja lokale”.

Kujtojmë se, Mickoski deklaroi të dielën se, gjatë kësaj jave do ta ftojë Taravarin në kafe, për t’i ndarë rrugët me të, pasi e akuzoi këtë të fundit se dëshiron t’i bashkohet BDI-së. Taravari ka mohuar pretendimet e këtilla.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING