(VIDEO) Taravari: Ali Ahmeti i etur për pushtet për 22 vjet

(VIDEO) Taravari: Ali Ahmeti i etur për pushtet për 22 vjet

Arben Taravari nga koalicioni VLEN, sot ka komentuar deklaratat e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili i pyeti këta të fundit se nëse oreksi për pushtet, oreksi për rahati, apo çka tjetër u shtyri që të “gabojnë” e të hyjnë në qeveri. Taravari tha se oreks për pushtet ka pasur pikërishtë vet Ali Ahmeti, pasi ka qëndruar për 22 vjet në pushtet, ndërkohë që i uroi të jenë opozitë konstruktive dhe siç tha, do të maten në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

ARBEN TARAVARI, KOALICIONI VLEN

Nëse ka pasur dikush oreks për pushtet, është padyshim Ali Ahmeti. 22 vjet në pushtet. Unë i uroj shëndet, i uroj që të jetë sa më i relaksuar, të jetë opozitar i vërtetë dhe konstruktiv. E bukura e politikës është që ndonjëherë të jesh në pozitë, ndonjëherë në opozitë. Tash besoj se disa vjet zotëri Ahmeti do të punojë me partinë e vet, do të nxjerrë kuadro që kanë kredibilitet dhe besueshmëri te qytetarët. Testi ynë i parë është matja në zgjedhjet lokale, ja ku janë në 2025”.

Ali Ahmeti nuk ka pasur oreks për pushtet asnjëherë, këtë e ka dëshmuar duke mos marrë asnjë funksion në ekzekutiv për dekada me radhë, por duke i dhënë hapsirë kuadrove të rinjë. Ndërkaq, ka mjaftuar vetëm një deklaratë e liderit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, që të tërbohen Mickovski dhe Taravari”. Kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e liderit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, që të tërbohen Mickovski dhe Kumbara i shkeljes së legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit të të dyjave listave të VMRO-së, VMRO-VLEN, Taravari. BDI gjatë gjithë veprimtarisë politike ka mbrojtur karakterin unitar të shtetit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet pozitive në vend. BDI nuk i ndanë shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për bashkim, e jo për vazalitet të shqiptarëve ndaj asnjë force politike në vend, vazalë si sot që janë VLEN-i, turpi i politikës shqiptare”.

Ademi më tej ka shtuar se dorëheqja kolektive e ekzekutivit të BDI-së gjatë mandatit të kaluar edhe një dëshmi shtesë, siç thotë, vetëm e vetëm VMRO të votonte ndryshimet kushtetuese. Ai madje ka thënë se Taravari nga 2017 shëtit herë në Qeveri e herë në opozitë, pa i fituar zgjedhjet asnjëherë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING