(VIDEO) Taravari: Aleanca për Shqiptarët është parti autonome, vendimet politike i marrim vet

(VIDEO) Taravari: Aleanca për Shqiptarët është parti autonome, vendimet politike i marrim vet

Referuar deklaratës së nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovskit i cili tha se nëse Arben Taravari bashkëpunon me BDI-në, do të ishte vetëvrasje politike, Taravari tha se ata janë parti autonome dhe vendimet politike i marrin vetë.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Ne kemi organe partiake, ne jemi parti autonome dhe vendimet tona i sjellim vetë. Deri tash vendimi jonë është vetëm një, se në lista për këshilltarë Aleanca për Shqiptarët, del e vetme. Për kandidat për kryetar komunash, kemi thënë se jemi të hapur, parasegjithash me VLEN-in n.q.s kanë disponim, opsioni dytë është vetë dhe më tutje e shohim”.

Thotë se nuk është takuar me Mickoskin këto ditë sepse ai në fundjavë ka qenë në Turqi për të vizituar pacientët e Koçanit, kurse ditën e hënë kryeministri ka udhëtuar për në Spanjë, por theksoi se janë në komunikim me të.

Për deklaratën e Nikollovskit, kanë reaguar edhe nga BDI. Ata VMRO-së i parashtrojnë pyetje, “Pse kjo urrejtje dhe hakmarrje ndaj BDI-së dhe shqiptarëve”, të cilës pyetje i japin edhe disa përgjigje.

BDI

E para, sepse BDI e integroi vendin në NATO – një hap që i shqetësoi sponsorët e tyre rusë dhe nuk lejoi që vendi të ankorojë në “botën serbe”. E dyta, sepse BDI e mbajti të gjallë perspektivën europiane të vendit. E treta, sepse përmes agjendës europiane, vendi është vendosur nën vëzhgim të rreptë përmes Kapitujve 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit. Kjo i tremb politikanët e korruptuar”.

Në një intervistë televizive një ditë më parë Aleksandar Nikollovski për Taravarin u shpreh se është fakt se Taravari është politikan me përvojë dhe se nuk mendon se ai është deri në atë pikë naivë sa të bashkëpunoj me BDI-në. Shtoi se nuk pret të ndodh një gjë e tillë sepse kjo do të ishte për të vetëvrasje politike.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING