(VIDEO) Taravari: 16 pacientë do të dalin nga spitali, 4 në gjendje kritike

(VIDEO) Taravari: 16 pacientë do të dalin nga spitali, 4 në gjendje kritike

Gjithsej 46 pacientë janë duke u trajtuar në vend prej të cilëve 26 pacientë janë në qendrën klinike, 10 janë në spitalin 8 shtatori dhe 10 në spitalin e përgjithshëm të Shkupit, ka deklaruar ministri i shëndetësisë Arben Taravari. Ai tha se 16 pacientë pritet të lëshohen për trajtim shtëpiak. Jashtë vendit theksoi Taravari janë duke u trajtuar 115 pacientë dhe 8 prej tyre pritet që të kthehen në vend.

ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Gjithsej në Maqedoni shërohen 45 pacientë kurse jashtë shtetit mbeten 115 pacientë, brenda kësaj jave prej të mërkurës presim që disa prej pacientëve që janë stabil dhe mirë të kthehen, ky numër tash për tash është paralajmëruar besoj se do të jenë 8 pacientë të cilëve para do tu bëhet triazhë prej klinikës prej nga është dërguar pacienti, do të trajtohet 1 deri në 2 ditë maksimum në qoftë se është gjendja stabile do të bëhen të gjitha analizat e duhura dhe do të lëshohen në shtëpi”.

Taravari bëri të ditur se 4 pacientë janë në gjendje kritike por siç tha ai janë në fazë të infeksioneve, të cilat mund të zhvillohen tek pacientët dhe në çdo moment mund të zhvillohen ndryshime të reja.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING