(VIDEO) Takimi ministror për agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacion, arsim, kulturë

(VIDEO) Takimi ministror për agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për inovacion, arsim, kulturë

Sot në Shkup është hapur takimi ministror për agjendën e BE-së për Ballkanin Perëndimor për Inovacion, Hulumtim, Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport nën organizim të Delegacionit të Bashkimit Europian. Komisionerja Europiane për Inovacion, Arsim dhe Kulturë Iliana Ivanova tha se plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor, cili siç tha ajo ka potencial për të dyfishuar ekonominë në dekadën e ardhshme tashmë ka sjellur rezultate pozitive.

ILIANA IVANOVA, KOMISIONERE EUROPIANE

Është vërejtur se plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor i cili ka potencial për të dyfishuar ekonomitë tuaja në dekadën e ardhshme tashmë ka sjellur rezultate të prekshme. Ne shohim një vrull të ri në procesin e zgjerimit prandaj inkurajoj secilin prej jush si vende të rajonit të zbatoni të gjitha kriteriumet e rënditura në programet tuaja”.

Ministrja e Arsimit e RMV-së Vesna Janevska tha se shpreson që fryt i këtij tubimi intelektual do të jenë veprimet e reja progresive që do të përshpejtojnë integrimin tonë në hapësirën arsimore europiane.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

Kjo është një arsyje e shkëlqyeshme për të diskutuar për gjetjen e mënyrave, forcimin e unitetit dhe bashkëpunimin reciprok, me të cilat këto fusha do të përparonin nëpërmjet aplikimit të politikave dhe praktikave të mira të provuara prej kohësh në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përvoja ka treguar se takimet e tilla të organizuara nga BE-ja janë çdo herë mundësi të mira për krijimin e politikave të cilat duhet ti tejkalojnë sfidat tona”.

Siç është njoftuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shkup, kjo agjendë e vendos rajonin në një drejtim të mirë për bashkëpunim më të thellë me BE-në dhe Takimi Ministror do të fokusohet në përpjekjet e përbashkëta për zbatimin e tij.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING