(VIDEO) Sulejmani: Afera “Epstein” mund të ketë lidhje me Bordin e Paqes së Trumpit
Analisti dhe profesori universitar Rizvan Sulejmani, i ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, ka ngritur dilema mbi kohën në të cilin u aktualizua rasti ‘’Epstein’’, duke e lidhur atë me zhvillimet e fundit në arenën ndërkombtare. Ai ka shtruar pyetje se pse pikërisht në këtë periudhë u rikthye në vëmendje ky rast, duke theksuar se kjo përkon me formimin e grupit të ri të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe organizimin e Forumit të Paqes, për të cilin janë shprehur mendime se mund të shërbej si një lloj zëvendësimi i Kombeve të Bashkuara ose si një goditje ndaj rendit aktual ndërkombëtar.
RIZVAN SULEJMANI-PROFESOR UNIVERSITAR
‘’Shtrohet pyetja pse tash ndodhi kjo, kur u formua grupi i ri i Trumpit dhe u mbajt Forumi i Paqes, ku u dha mendimi se ndoshta ky është zëvendsimi i Kombeve të Bashkuara, apo goditja e fundit e Shteteve të Bashkuara. A mund të asocioj kjo me këto zhvillime?. A mund të asocoj në këtë?. Është normal që Franca ta humb beneficionin e saj të ketë të drejtën e vetos. Siguria se as brendia e madhe nuk do të donte ta prishte rendin ekzistues botëror ose ta margjinalizoj fuqin e saj’’.
Sipas Sulejmanit, mbetet për t’u analizuar se cilat shtete përbëjnë këtë ‘’klub të ri” dhe çfarë roli do të luajn në skenën globale, duke krahasuar këtë formim me një lloj versioni modern të Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara.
Suljemani gjithashtu ka vlerësuar se nuk është e pritshme që personat e përfshirë në rastin ‘’Epstein’’ të përballen me përgjegjësi penale.
RIZVAN SULEJMANI, PROFESOR UNIVERSITAR
‘’Nuk jam i bindur se do të ketë përgjegjësi penale për të akuzuarit në rastin ‘Epstein’’. Maksimumi që mund të ketë do të jetë përgjegjsi morale. Arsyeja është se materialet që publikohen nuk jan të mjaftueshm dhe nuk përbjn prova të sigurta për të ngritur një akuzë. Një akuzë penale duhet të bazohet në prova të verifikuara dhe të mjaftueshme. Të dhënat e publikuara janë vetëm pjesë, segmente të fragmentuara, dhe është e vështirë mbi bazën e tyre të ndërtohet nëj lënd për akuëz dhe të ketë ndëshkim penal’’.
Gjithashtu Sulejmani theksoi se kjo nënkupton se përgjegjsia më e mundshme për personat e përfshirë në rast mbetet morale dhe publike, dhe jo ligjore. /SHENJA/

