(VIDEO) Subvencionimi për ushqim, studentët të pakënaqur kërkojnë rritjen e shumës
Në Maqedoninë e Veriut, ushqimi i studentëve nuk është thjeshtë një nevojë ditore, por një tregues i standartit të jetesës. Subvencioni për shujtën studentore, i menduar si mbështetje për të rinjët gjatë studimeve, sot përballet me realitetin e cmimeve që ndryshojnë nga dita në ditë. Lind pyetja nëse shuma aktuale e subvencionit arrin të përmbush qëllimin për të cilin u krijua. Mes ankesave, pritshmërive dhe kërkesave për rritje, kjo cështje po shndërrohet në një debat më të gjerë shoqëror mbi prioritetet e shtetit ndaj arsimit dhe të rinjëve. Studentet shprehën të pakënaqur nga shuma aktuale, pasi thonë se nuk u mjafton për shpenzimet e tyre ditore për ushqim.
SUMEJA AMITI-STUDENTE
‘’Po patjetër kam aplikuar, dhe momentalisht e marrë subvencionin/realishtë nuk jam, besoj që jo vetëm unë po të gjithë studentët besoj që nuk janë tepër të kënaqur pasiqë edhe shuma është e vogël, edhe mendoj që nuk mbulon të gjitha shpenzimet e studentëve sepse ka student që nuk punojnë janë prej jashtë domethënë nga vendet tjera dhe besoj që nuk është e mjaftueshme’’.
Amiti gjithashtu mendon se patjetër duhet të rritet cmimi i subvencionit për shujtën studentore, sepse sic tha ajo ka student që vijnë edhe nga qytetet tjera për të studiuar dhe që realisht nuk është e mjaftueshme.
RUGENA JASHARI- STUDENTE E UNT-së
‘’Po kam aplikuar me thënë të drejtën nuk jëmi shumë të kënaqur, sepse është shumë pak cmimi edhe nuk mundemi me ble asgjë sepse edhe cmimet e ushqimeve janë rritur, edhe kështu nuk është i mjaftueshëm shumë pak sepse unë udhëtoj edhe prej ma largë dhe nuk është e arritshme ai cmim po menoj edhe duhet’’.
Studentët thonë se, shuma e ndarë nuk u mjafton as për një shujtë bazike ditore. Ata kërkojnë rritje të subvencionit, në mënyrë që mbështetja shtetërore të jetë në përputhje me realitetin ekonomik dhe me standardin jetësor të studentëve.
Kujtojmë se shuma e subvencionit është 140 denarë, ku kjo shumë përdoret nga e hëna deri të shtunën, dhe shihet si shumë javore: rreth 840 denarë në javë. /SHENJA/

