(VIDEO) Stuhia e mbrëmshme shkuli 35 pemë dhe 15 shtylla, dëmtoi 21 çati

Moti i ditës së enjte nga një vapë e padurueshme, brenda disa minutave u kthye në fatkeqësi, makina të thyera e pemë të rrëzuara. Stuhia e ditës së djeshme edhe pse pak minutëshe në disa komuna dhe lagje e ka bërë të vështirë situatën e banorëve të qytetit të Shkupit, si në Gazi Babë, Aerodrom dhe Autokomandë.
MARKETING
Qendra e Menaxhimit të Krizave informoi se janë rrëzuar 35 drunj dhe 15 shtylla, janë dëmtuar 21 çati dhe dy automjete, ndërsa 10 shtëpi janë përmbytur.
Si pasojë e stuhisë në numrin emergjent ka pas një numër record thirrjesh, plot 3.159 thirrje.
QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE
“Në numrin e urgjencës 112 në QMK në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 3.159 thirrje. Prej tyre 59,32% ishin thirrje ‘reale’, dhe 40,68% për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. Ky është një numër rekord i telefonatave në 112 në QMK, që nga ekzistenca e numrit të vetëm të urgjencës në vendin tonë”.
Në disa pjesë të Aerodromit në Shkup, ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i përkeqësimit të motit gjatë orëve të pasditës së të enjtes ku kjo shkaktoi kaos në komunikacion për shkak mosfunksionimit të semaforëve. Ndërkaq mëngjesin e sotshëm pasmë shumë se 14 orëve pa energji elektrike EVN Maqedoni ka sanuar defektin. Përkeqësimi i motit që e kapi pjesën lindore të Shkupit, ka zgjatur rreth 20 minuta dhe u pasua me erëra të forta, shi dhe breshër.
Merxhane Iseni /SHENJA/
Stuhia e mbrëmshme shkuli 35 pemë dhe 15 shtylla, dëmtoi 21 çati